Spitali i Fierit/ Përfaqësuesi turk: Na ka porositur Erdogan, fillojmë që nesër punën! Do të kushtojë 60-70 mln euro! Rama: Paga minimale për punëtorët 40 mijë lekë (VIDEO)

FIER- Spitali i Fierit do të kushtojë 60-70 milion euro një investim i marrë përsipër nga qeveria turke. Një bast i madh e ka cilësuar përfaqësuesi turk gjatë inspektimit të tokës në Fier në prani të kryeministrit Edi Rama. Ai bëri me dije se do të punohet me 3 turne, 24 orë dhe se në kulmin e saj do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët do të jetë 20-30% shqiptar.

“Patjetër që do përdorim edhe forcën e punës shqiptare, ne presim minimum 20-30% e punonjësve të jenë nga forca e punës shqiptare dhe vëllezërit shqiptarë do na mbështesin për këtë. Dhe të gjithë produktet që ne do i gjejmë në Shqipëri, të bëra këtu do preferojmë t’i blejmë këtu, pjesa tjetër do vijë direkt nga Turqia”, për përfaqësuesi turk.

"Po, Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, zoti Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të finalizojmë, duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambasadori ynë gjithashtu, shkëlqesia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sfidë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim", viojoi  ai.

Kreu i qeverisë shtoi se paga minimale për këtë shqiptarë do të jetë 40 mijë lekë.

“Po diskutonim dje me Huseinin dhe më tha që në Turqi, në punët e mëdha publike, minimum apo le të themi minimumi mesatar i forcës së punës ishte 400 orë në muaj. Kjo është e rëndësishme që njerëzit tanë ta dinë. Në projekt, pra në thelb është shumë afër me atë që ndodh këtu në punët publike, prandaj është me rëndësi që njerëzit ta dëgjojnë këtë sepse ndonjëherë ka vështirësi për ta kuptuar këtë gjë, e ndonjëherë njerëzit bëjnë krahasime me Gjermaninë dhe me Francën”, tha Rama.

Më herët, Rama ka zhvilluar një takim me pronarët e tokës, bëhet fjalë për 5 hektarë, të cilët kanë dalë kundër pasi shprehen se kërkojnë që toka të vlerësohet me çmimin e tregut. Rama tha se pavarësisht kundërshtimeve të pronarëve, spitali do të ndërtohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
Përfaqësuesi turk: Spitali në Fier 60-70 mln euro! 20-30% e punonjësve do jenë shqiptar! Rama: Paga minimale 40 mijë lekë

Spitali në Fier do të kushtojë rrej 60-70 mln euro dhe siç kanë bërë me dije përfaqësues nga Turqia do të punohet 24 orë në 24. Përfaqësuesi i Turqisë tha se në kulmin e saj do të jetë 100-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Rama tha se është rëndë dakord për që paga minimale për punonjësit të jetë 400 mijë lekë.

Ora 13:04
Spitali i Fierit/ Pronarët e tokave pas takimit me Ramën: Duam çmimin e tregut! Kryeministri na tha që vendi është vendosur (VIDEO)

Fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit vijojnë t'i qëndrojnë versionit të tyre edhe pas takimit me Kryeministrit Rama.

Njëri prej fermerëve është shprehur se Rama u ka thanë që vendi është vendosur dhe nuk negociohet.

"Nuk kërkuam çmim, ne nuk duam çmim, donim tokën tonë që e kemi me dokumente, jo çmim. Ai tha doni apo nuk doni ju, kjo është vendosur. Edhe ne duam që të ndërtohet spitali, po jo të tallen ata me ne. Përfundimisht tha ju e ndiqni me gjykatë po të doni, po kjo i është vendosur. I thamë që ajo tokë është e vetmja burim, do presim. I kërkuam edhe tarifën. Nuk i zgjidh unë ato probleme tha. Presim një urdhër tjetër se ca do të vendoset. Të nxjerrë ata siç ata dhe të pyesin se sa janë shitur. Janë shitur me 20-25 mln lekë dynymi. Nuk kam tokë për të shitur, e kam për t’u ushqyer", tha një prej fermerëve.

Ndërkohë që një tjetër deklaroi se kërkojnë çmimin e tregut.

"Më thotë që lë një hapësire tokë, unë kam thjesht një certifikatë të tokës, nuk e di sa më kap 70% të tokës apo 80%. Do biem në një marrëveshje për negocimin e çmimit. Ne i kërkuam çmimin e tregut",  

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gasper Kadija: 14/01/2021 17:50

    Puna e pare duhet te sqarohet prona eshte e pronarit te ligjshem apo apo ligjit qe 7501 qe e moren qyl

    Përgjigju
  • Iris: 13/01/2021 00:29

    Keta fermeret duken teper te percare dhe te paqarte dhe midis tyre.Sqarohuni,merrni info.per cmimin e tokes e ligjet qe lidhen me token dhe pastaj shkoni ne Strasburg dhe pastaj Rama te vere ne sherbim per popullin Surrelin, po te doje dhe te mesoje te flase pa arrogance.Gjithashtu nje pyetje kam:-Pse do jene vetem 20-30 % e punonjesve shqiptare? Mos valle 70-80%,pjesa tjeter do jene turq?Mjeket e infermieret tane po shkojne jashte,pse te mos perbejne ata shumicen ne kete spital?Personalisht nuk jam kunder mjekeve turq,po te jene 3-4 veta,por shpresoj te mos jete fjala per kolonizim.

    Përgjigju
  • Tralala: 12/01/2021 21:35

    Te arrestohen pronaret e tokes pasi sabotojn jeten e shqiptareve policia sduhet te bej sehir qe keta horra te tallen mqs vazhdojn ne kete menyr te hapet zjarr dhe te fillojn arrestimet zjarr zjarr te vin forcat speciale ..zagaret

    Përgjigju
  • Demko: 12/01/2021 19:21

    E paska mbushur mendjen top Sulltan Erdogani qe te mbeshtese haptazi Ramen ne zgjedhje. Do bejme spital NESER dhe deri ne 25 Prill! Posi jo. Dhe ngaqe se kane fare per gje thone o 60 o 70 milione euro. A thua eshte diference e vogel. Dhe pronaret e tokes qe i ka vene syrin vRama me Ertogylin mos e zgjasin shume se ne kokerr te burgut e kane vendin. Ketej nga deti kemi princat e EBA qe spo dine kete lyejne me pare me dollare. Vertet do investojne, token e kane falas nga mbreti , pra Rama. Dhe punimet, te na falni, por do i bejme me Zamirke Manen. Se keshtu eshte i paster pastrimi i parave qe do shkojne ne xhepat e zyrtareve te rilindjes. Dhe vetiu pyesin njerzia a ka krim te organizuar Shqiperia??? Por jo cne, organizata me kryesore eshte nash, vete qiviria....

    Përgjigju
  • BENI: 12/01/2021 18:22

    HAJDE BEJE SPITALIN NE TIRANE O EDI RAMA,,,MOS SHKO NE FIER TI ZESH TOKAT E BUKES TE FSHATAREVE,,,ATA ME ATO TOKA JETOJNE,,,ATJE TOKA ESHTE SHUME PJELLORE,,HAJDE NE TIRANE DHE PRISH NJA 50-100 SHTEPI MALOKESH NE KAMEZ APO PASKUQAN DHE BEJE SPITALIN...

    Përgjigju
  • JamKushJam: 12/01/2021 16:03

    Me thene te drejten, eshte goxha e padrejte qe te merret toka, po keshtu e kane te gjithe vendet e botes!!! Duhet te kompensohet fshatari, edhe pse ja fut pak kot me cmim 25,000 te vjetra metrin katror, se keta kan dhe 7-10 mije metra jo per gje. Po ketij qe nxjerr buken e gojes lerini ndonje nje 50 metra katror ti ket per buken e gojes te pakten. NEJSE po ta mendosh thelle, thelle, nga dreqin i moren keto prona keta 30 vjet me pare???? Se teknikisht menyra si i moren tokat, nje pjese e prones se te gjithe ketyre u takon gjithe atyre shqiptareve qe pas komunizmit, edhe pse kishin kontribuar nje jete te tere, s'ju dha asgje, bile u hoqen dhe nga puna!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • asl: 12/01/2021 16:00

    Pak humanizem nuk ka?Per ke po e ben spitalin Rama,, per veten e tij apo per ju?Te thuash qe bente dicka tjeter ok te kerkonit cmimin e tregut por per spital...a eshte e mundur.Kjo nxjere konkluzionin se padituria dhe niveli i kultures eshte shume i ulet.Turp te kini!

    Përgjigju
    • Soni: 12/01/2021 19:24

      Te drejte ke. Ata madje tu puthin kembe e duar otomaneve nga Stambolli ne Tirane. Ceshte kjo. Te behen me te ditur, si thote asl! Sa injorante qe jane more, kushedi ca jane, dava pronaresh. Hekurat ne vend, shqetesojne kot padishahet.

    • INPS: 12/01/2021 18:33

      Sa mirë e paske kuptuar demokracinë ti !!!! Come mamma di Zeqo in cima al corniolo

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë