PD kërkon të futet në parlament me veto për KQZ e re

TIRANË- Thirrjes së përfaqësuesit të shumicës parlamentare në Këshillin politik, Damian Gjiknurit për mbledhjen e grupit negociator për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike i është përgjigjur me një propozim të ri. Kjo e fundit ka propozuar për mbledhjen e së mërkurës në 17:00, që përzgjedhja e anëtarëve të trupave të KQZ, të bëhet nga një komision parlamentar.

“Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët e Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok 5 të përzgjedhurit. Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, thuhet në propozimin e ri të PD.

Ndonëse Gjiknuri kërkoi këtë të martë nga palët që te sillen propozime te shkruara paraprakisht për çdo çështje te mbetur pezull, në mënyrë që në mbledhjen e radhës të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor, PD nuk ka qartësuar mënyrën që propozon për zgjedhjen e nënkomisionerit, që do të vijë nga radhët e opozitës. 

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se brenda kësaj jave do të mbyllen të gjitha detajet për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe me dakordësi apo jo ato do i dorëzohen komisionit të reformës zgjedhore para 30 qershorit, ku përfundon dhe afati i punës së saj.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/06/2020 08:31

    Mbyllini pazaret dhe KQZ ta zgjedh populli me referendum ,pasi ne kushtetute sovrani vendos dhe jo pazaret politike .Cdo pale te zgjedh anetaret e vet dhe te votohen bga populli,ne menyre qe te jene ne varesi nga populli dhe jo nga partite.Politika shqiptare ka 30 vjet qe i imponon shqiptareve nje dhune verbale nepermjet vendimeve ne parlament qe nuk kane asnje baze me nevojat e popullit.Referendumet per cdo problem te rendesishem te jene rruga e vetme per ti zgjidhur dhe jo oazarwt politike

    Përgjigju
  • Hajde reform: 23/06/2020 22:50

    Po e keni bere si pazari i gjësë së gjallë, po pse keshtu do tallni t... me popullin akoma ju? Nëm cicin te te jap micin... Hajde reform hajde.. Turp tju vij.. Po talleni me të ardhmen e nje kombi

    Përgjigju
  • Cubi: 23/06/2020 19:00

    Mir e kan se eshte ber si han kush te doje e shkoj aty. Aty e kishin qent u ra mendja tani.

    Përgjigju
  • Omeri: 23/06/2020 14:58

    Ky mediu kur ka me shku ne spak?

    Përgjigju
    • dini: 23/06/2020 23:08

      mullah fatmuti thuaj

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet