Pas Rodrit, edhe sulmuesi i Spanjës mungon kundër Shqipërisë

Pas Rodrit, edhe sulmuesi i Spanjës mungon kundër Shqipërisë

Ayoze Perez

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Spanjën. Sulmuesi i Iberikëve, Ayoze Perez nuk do jetë në ndeshjen kundër kuqezinjve për shkak dëmtimi.

Federata Spanjolle ka bërë të ditur se sulmuesi i Betisit, ka pësuar një zgjatje muskulore gjatë takimit kundër Italisë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj kuqezinjve.

Perez debutoi në minutën e 78-të të sfidës ndaj Italisë, duke hyrë në fushë në vend të Inaki Uilliams dhe krijoi menjëherë dy raste të rrezikshme para portës së Donnarummës.

Më pas ai ndjeu shqetësime në këmbë sot dhe mungoi në stërvitje, teksa testet mjekësore më pas konfirmuan dëmtimin gjatë pasdites së sotme. Veç tij, edhe Rodry nuk do jetë për Spanjën për shkak pezullimi.

Shqipëri - Spanjë luhet të hënë në 21:00 në Dusseldorf, ndeshje që vlen për raundin e tretë dhe të fundit të Grupit B në Euro 2024. Kuqezinjtë janë në lojë dhe për të kaluar grupet.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 21/06/2024 23:33

    E ka me te lehte te fitoje Sala zgjedhjet e ardhshme sesa ne te fitojme kunder Spanjes, por sic tbuhet: Shpresa vdes e fundit or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Pjeter: 22/06/2024 12:34

      Nuk i dihet asnjehere,jo me kot i japin shance 2% Shqiperise,qe do te thote se Spanja sigurisht do fitoje,por pikerisht sepse nuk eshte e sigurt 100% ,eshte normale te mendosh,e ne qofte se ai 2 perqindeshi behet vendimtar??!!

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë