Pas shembjes së hotelit, godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social! Kompania: E paligjshme! 'Financat': Gjithë procedurat në përputhje me ligjin

Pas shembjes së hotelit, godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social! Kompania: E paligjshme! 'Financat': Gjithë procedurat në përputhje me ligjin

Një punonjës hap dyert e godinave

Dy godina të mbetura nga hoteli ‘Prestige Resort’ do të konfiskohen dhe do t’i kalojnë për përdorim për çështje sociale Shërbimit Social Shtetëror. Policia së bashku me përfaqësues të këtij institucioni kanë zbarkuar sot në këto ambiente për të zbatuar vendimin.

Kompania pretendon për paligjshmëri, e ndërsa Ministria e Financave ka deklaruar se e gjitha është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

“Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se në muajin dhjetor, një godinë e 'Prestige Resort' u shemb me tritol. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, shembi me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort, godinën 7 katëshe në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të botuesit të News 24,  Irfan Hysenbelliu.

Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kishin hapur më përpara 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
Ministria e Financave reagon për ‘Prestige Resort’: Gjithë procedurat në përputhje me ligjin

1679496467_jff.jpg

Godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social Shtetëror, e teksa pronarët akuzojnë për paligjshmëri, Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se e gjitha është bërë në zbatim të ligjit. Me anë të një reagimi, Ministria e Financave bën me dije së të gjitha procedurat në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Sipas tyre, ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin  e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes.

Politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë”, thuhet në reagimin për mediat.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baftjar: 23/03/2023 23:24

    Mire ja keni bo legenit. Ne Durres po e po por edhe ne Tirane tja merrni pronat. U be ky dava kapteri to shese pordhe shokut Rama, piktorit, artistit me mediokerr qe po pushton boten, te birit te shokut Kristaq, pupupu, edhe nipit te shokut Spiro! U be be dava sojlli beu prej Skrapari me bo karshllik Tirones sone kamaniste!!! Ndaj Partia dhe Shoku Rama tja zeroje parate e pasurite Fane Hysenit(belliu), dhe shtoj e zgjeroje bandillit si vetja, don Iljaz Hasanit(belliu) te Durrsit ene Kavojes.

    Përgjigju
  • drejtesi: 23/03/2023 16:24

    AH MoR PLERE, I VURe GARDH EDHE DETIT PARA NJA 3 VITESH, TI JE NJE HAJDUT I PAFTYRE ! KUJT I ANKOHESH MOR DALLAVERAXHI, SIç TA DHA PUSHTETI I FLLIQ PRONEN PER 5 LEKE, ASHTU EDHE TA MORI ! mut njeri, kokat hengshit ! ka edhe drejtesi hyjnore !!!

    Përgjigju
  • Roni: 23/03/2023 15:22

    Ky ka punuar ne Ushtri, funderrine kapterr, spiun e bythelepires i ushtarakeve te larte, madje edhe hajdut veshmbathjesh e prodhime ushqimore. Sot eshte bere pronar meidash e hotelesh. Ja parate e droges, vjedhjes e plaçkitjes se ketij. Tek keto injorante gjenden.

    Përgjigju
  • ilir meta e shrekut monika: 22/03/2023 18:48

    nje duartrokitje per 90 minuta rresht me kete vendim

    Përgjigju
  • tani: 22/03/2023 17:31

    sa mire ja paskeni bere ketij shkerdhates irfan hysenbelliut,,,,merrjani te gjitha me hotele shtepi pallate,,u be ky injorant ,,pronar i madh,,,,ku i gjeti leket ky legen te beje gjithe keto gjeta,,,ky luan leket e ilir metes....te gjithe e thone kete, ky eshte bedeli i ilir metes...

    Përgjigju
  • Taveni: 22/03/2023 16:48

    Mir ja bot kapterrit të ushtris që bo si garip një pler ordinere kapterri irfan na u bo tufan. O çe ka gjet Shqiprin me kapterra të till. Kapterrat në Shqipri si karkalecat në bujqësi. Kshu është dhe kapterri irfan musabelliu që nga kapterr na u bo bile derr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri