KLSH kalon në sitë dosjet e 4 viteve të fundit në Kadastrën e Vlorës/ Shkarkohen katër juristë, 19 punonjës marrin vërejtje

VLORE-Vijon furtuna në Kadastrën e Vlorës. Mësohet se ditën e sotme janë shkarkuar 4 jurist dhe 19 punonjës të tjerë kanë marrë vërejtje pasi janë gjetur me shkelje. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën me dije se janë shkarkuar Besmira Xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj dhe Ermal Hoxha.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kaluar në sitë të gjithë dokumentet e nxjerra. Sipas informacioneve raportohet se punonjësit e KLSH-së që prej mesit të muajit gusht po verifikojnë dosjet e katër viteve të fundit në Kadastrën e Vlorës ku fokusi mbetet tek dosjet e pronave në bregdet. Në fakt sipas KLSH ky kontroll nuk ka lidhje direkte me lëvizjet e fundit në Kadastër. Nga burime pranë KLSH mësohet se ata po auditojnë sipas programit.

“Ne po auditojmë ish-Aluiznin Vlorë për 4 vitet e fundit ndërsa kur të mbarojnë do auditojmë edhe ZVRPP për 7 vitet e fundit. Por ne nuk kemi asnjë lidhje me masat, pasi nuk kemi tagër. Në lidhje me problem ne si KLSH kemi një ankesë që po e shqyrtojmë”.

Shqetësime në lidhje me Kadastrën janë ngritur edhe nga qytetarë të cilët tregojnë burokracitë dhe peripecitë që kanë hasur në këtë institucion, jo vetëm sa i përket lejeve të ndërtimit të dhëna në bregdet, por edhe brenda njësive administrative të Vlorës.

"Unë shtëpinë e kam të hipotekuar dhe jam në gjyq me motrën prej 4 vitesh, e cila ka fituar në gjyqin e Apelit ndërsa hipoteka ka lëshuar me një firmën time sikur e kam dhënë shtëpinë dhoro. E kanë marrë shtëpinë time në Qeparo me firma false. E kanë fajin këto në hipotekë. Si japim shtëpinë kur unë jam në gjygj me motrën prej 4 vitesh gjoja dhoro."

"Janë 7 veta në një parcelë. Unë jam në fund të parcelës dhe këtu më sjellin pengesa.  Njëherë më thonë është e shtetit, njëherë më thonë nuk korrespondon numri kadastral që është në një  parcel tjetër. Njëherë më thonë nuk figuiron se këtu ka kanal. Unë i kam me harta me të gjitha."

"Toka e popullit të mos uzurpohet", thanë banorët.

Dje zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim janë vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar është dhe Alteo Nazeraj i emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë që në vendin e Ardian Mustës, zv/ drejtor është emëruar Elona Hodaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arif: 12/09/2019 19:08

    Po paten shkelur ligjin te kalben ne burg.....pisa njerez....

    Përgjigju
  • O na lumte: 12/09/2019 18:57

    Shkarkohen thote burg o burg se kane kryer veper penale. A enver hoxha tu shofte raca ca na le mbas.

    Përgjigju
  • pullumb petriti: 12/09/2019 15:02

    Ne burg keta rrugecer qe na linin te prisnim si qener te dera dhe pronat tona ua dhane fallsifikatorave dhe ajduteve

    Përgjigju
  • Albi: 12/09/2019 11:36

    Ne nje vend normal , kur fillohen hetimet pezullohesh nga pune . Vetem ketu tek ne ndodh qe je nen hetim dhe te emerojne drejtor .LAME a ka mundesi te japesh nje konference shtypi edhe per kete isi se del na llafos e na perbetohesh se respekton vetem ligjin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë

Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë