Pas shqetësimit të ngritur nga Report Tv, nis aksioni i pastrimit ne plazhet e Semanit dhe Darëzezës

Pas shqetësimit të ngritur nga Report Tv prej një muaji, ka nisur pastrimi i rërës në plazhet e Semanit dhe Darëzezës. Aksioni është ndërmarrë nga bashkia e Fierit, në prag të nisjes së sezonit. Pastrimi po kryhet në dy faza, ku si fillim hiqen mbetjet e më pas bëhet sitja dhe nivelimi i rërës gjatë gjithë vijës bregdetare.

Problemi i ndotjes së lumenjve, mbeturinat e të cilave derdhen në det është ngritur me shqetësim prej një muaji në Report TV.  Përmes pamjeve kemi treguar ndotjen në shtratin e lumenjtë dhe përrenjtë në mbarë vendin.

Edhe plazhi i Darëzezës me rërë kurative, ishte i mbushur me mbetje të shumta, siç shihet në pamjet e transmetuara nga Report Tv më datë 8 Maj. Por së paku, në këtë rast, bashkia ka reaguar duke nisur pastrimin e plazhit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 28/05/2020 00:19

    TE PASTROHET PLAZHET DHE TE PUNOHET RERA,,,ASNJE CM RERE TE MOS ZIHET ME LOKALE E KIOSKA,,,RERA TE JETE PER TE VENDOSUR CADRA,,,LOKALET E NDERTESAT TE BEHEN ATY KU MBARON RERA....

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/05/2020 19:34

    Duhet të ngreje dikush nje shqetesim qe të pastrohet plazhi? Turp shtet bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike