Pas Shqipërisë edhe Kosova ndalon bixhozin

Pas Shqipërisë edhe Kosova ndalon bixhozin

Pas Shqipërisë edhe Kosova ka ndaluar lojërat e fatit. Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme mori vendim që ta ndalojë veprimtarinë e bizneseve të lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare.

Haradinaj sqaroi se ky vendim nuk përfshin Lotarinë e Kosovës. “Ne po zbatojmë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha” ka deklaruar Haradinaj.

Vendimi i sotëm erdhi pas rezolutës së Kuvendit që i kërkoi qeverisë të pezullojë aktivitetet e të gjitha lojërave të fatit.  Pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri, një pjesë u zhvendosën në Kosovë, por aventura zgjati shumë pak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 29/03/2019 16:45

    Vetem pak dite pas miratimit te ligjit qe ndalon lojrat e fatit dhe bixhozin kane filluar te shfaqen disa kundershtime nga disa deputet qe ne nje fare menyre jane direkt ose indirekt te lidhur me keto biznese,e kam thene edhe disa here e po e eprseris se psh, deputeti i LDK-s anton quni ishte pararoja dhe garantuesi i vllaut te tij qe ka nje rreth shume te zgjeruar ne Gjakove,Prizren e gjitheandej ne Dukagjinte kazinove dhe shtepive publike andaj kush siguron se ai do ti mbylle kazinot e tij,se paku jo pa nje "lufte" te forte,e qe kete lufte sdo guxoje askush ta beje sepse ai ka nje strukture shume te sofistikuar dhe do te jete veshtire te ndalohet,sepaku jo pa nje kosto te rende,pastaj jane edhe disa te tjere qe dolen hapur ne kuvend qe e kundershtuan menyren e ndalimit te kazinove por qe ne fund e votuan,mbase sa per te thene se ishin pro,e qe ne fakt une dyshoi se kazinot e te forteve sidomos ne Dukagjin do te mbyllen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet