Pas suksesit në Itali, opera ‘MelaDramma’ për dy net në Tiranë! Rrëfimi i Olsa Toqit, shkroi e kompozoi veprën, për të huajt rast unik, Ministria ‘i kthen shpinën’

Në Shqipëri, veprat operistike me autorë vendas gjatë tri dekadave të fundit, numërohen me gishtat e njërës dorë, ndaj “MelaDramma” e Olsa Toqit, shënon një ngjarje në skenën kulturore të kryeqytetit… 

“Është praktikisht drama e mëkatit, pasi këtë herë vetë mëkati pëson dramë. Muzika është totalisht tonale, meliodozi, kapet lehtësisht nga veshi”, thotë kompozitorja e autorja e libretit Olsa Toqi.

Si muzikante e re, që shkruan edhe libretin në italisht, Olsa tërhoqi vëmendje dhe në shtetin fqinj, ku u përzgjodh në kursin “Puçini” në 10 kompozitorët më të mirë të huaj . 4 vite pas suksesit në Teatrin “San Girolamo”, në Luca të Italisë, opera për soprano e piano, shfaqet të shtunë e të dielë në orën 19.00, në Katedralen Ortodokse në Tiranë…

“Koncepti regjisorial është ndryshe nga ai që vendosëm në Itali, edhe për shkak të lehtësirave që kishim atje. Ndërsa këtu siç e shikoni po shfrytëzojmë edhe videoskenografinë, e muzikën live elektroniks, që në Itali nuk ishte. Mirëpo pavarësisht kësaj vënieje ndryshe skenike, muzika ka mbetur e njëjta, ose pothuajse, pasi kompozitorja e ka përmirësuar dukshëm. Dhe mendoj se spektakli do të jetë me të vërtetë i bukur, ne e kemi shijuar!”, thotë regjisori i shfaqjes, Girolamo Deraco.

“Në atë konkurs fitova të drejtën për t’u vënë opera në skenë. Ishte hera e parë që një vajzë shkruante vetë libretin, por edhe muzikën. Shtoi dhe faktin, një vajzë e huaj, pra shqiptare”, rrëfen muzikantja.

Në 45 minuta, pop opera “MelaDramma” do të mbërthejë vëmendjen e publikut në 7 arie, ku secila prej tyre, që përfshin referime të ndryshme historike, lidhet përmes mollës së mëkatit, që në këtë rast sjell iluminimin. Kështu Toqi zbërthen mëkatin original të Adamit dhe Evës, duke përmbysur qasjen fillestare…

Krahas pianos (Ingrid Pulizo) dhe 4 sopranove (Eva Golemi, Marina Kurti, Greis Shametaj, Viola Bakiasi) skenografia minimaliste, performance shoqëruese e tri balerinëve (Denada Hristic, Eles Resuli, Sabina Maklekaj)dhe muzika ‘live electronix’ (Lorenzo Ballerini), janë vetëm disa nga elementët që e sjellin këtë opera më pranë publikut.

Ndonëse një rast suksesi i konfirmuar jashtë kufijve, Toqi nuk e pati të lehtë vënien në skenë të veprës së saj. Ministria e Kulturës, siç rrëfen muzikantja e refuzoi mbështetjen, e ndërsa institucionet kulturore heshtin, një der të hapur ja ofroi Bashkia Tiranë.

 Ndër sukseset e fundit të saj, është edhe kompozimi i këngës “Përrallë”, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion me zërin e Eneda Tarifës. Por, ndërsa si kompozitore shumë projekte presin të dalin nga sirtari, ajo i rikthehet pasionit të saj të parë, të kënduarit përmes  këngës në anglisht “Falling”

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)