Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë

Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë

Edi Rama

Pas takimit me shqiptarët e Selanikut në Greqi, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp për mediat vendase, me fokus çështjen e pronave në Himarë, minoritetin grek në Shqipëri dhe çështja e Fredit Beleri.

"Para së gjithash, besoj se ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë  për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë. Dhe në fakt me kryebashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mirë dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Kështu që gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediat greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk  bazohen në fakte.Kjo është thjesht propagandë”, është shprehur kryeministri Rama lidhur me pyetjet për pronat në bashkinë e Himarës.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se pritet një marrëveshje mes kadastrës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë që po përparon në dixhitalizimin e kadastrës së saj  dhe shkëmbimi i përvojës do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për palën shqiptare.

Ndërsa për minoritetin grek në Shqipëri, Rama tha se ai është konsideruar gjithmonë si një urë lidhëse shumë e rëndësishme mes Athinës dhe Tiranës.

I pyetur për eurodeputetin Fredi Beleri, Edi Rama ka theksuar se ka një këndvështrim që ndryshon nga ai i Greqisë.

"Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke dhe sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim. Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Dhe një tjetër lajm i rremë është se unë refuzoj të takohem me të, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq.Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën”,- u shpreh ai.

Për më tepër, numri një i qeverisë shqiptare tha se ndjen keqardhje që një çështje e tillë të shndërrohej në problem mes dy vendeve,

Mbi të gjitha, Rama përsëriti vlerësimin e tij për kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, të cilin e quajti një lider shumë moder, inteligjent dhe politikan të zotin, me të cilin tha se bashkëpunon mjaft mire pavarësisht se iperket një kahu tjetër politik.

“Ajo që ndodhi nuk e ndryshon pikëpamjen time se Kyriakos është një lider shumë modern i Greqisë dhe unë e shoh atë si një person shumë inteligjent. Shumë i arsimuar, politikan shumë i zoti.Kështu që unë kam për të veç respekt dhe miqësi dhe ne jemi miq.Unë e konsideroj atë një mik të mirë. Sigurisht që ai është kryeministri i Greqisë dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe në këto poste mbizotërojnë interesat kombëtare apo çfarëdo që ju konsideroni interesa kombëtare mbi miqësinë dhe kështu është, por nuk shoh asnjë problem nga ana ime për të forcuar më tej këtë marrëdhënie me Greqinë”, ka deklaruar Rama.

Në fund të konferencës për mediat greke, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se është shumë e rëndësishme për dy vendet që kjo marrëdhënie të bëhet më e forte,  duke përsëritur se Greqia ka qenë gjithmonë mbështetëse e integrimit europian të Shqipërisë.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/11/2024 03:16

    Greqia na paska qene gjithemone mbeshtetese e integrimit evropian te Shqiperise!!! Sigurisht qe ka qene mbeshtetese,por gjithemone ka gjetur /arsye/ te na vere kushte e te na kujtoje e rikujtoje veton.Dhe nuk po flasim ketu per futjen e hundeve te tyre ne politikat tona te brendeshme,qe nga varrezat greke,tek votimet ne zona me pakica e deri tek emertimet e rrugeve ne greqisht.

    Përgjigju
  • Lala: 04/11/2024 19:26

    Po pronat e cameve? Apo CE deshe

    Përgjigju
  • emigranti: 04/11/2024 19:08

    nuk ka asnje keqkuptim ose mungese informacioni. gjithe ata qe do qeveria marrin prona dhe leje brenda dites. Kujtoni ketu Artan Olta Xhacka, Zamir Mane, Gjiknuria, etj. kurse njerezit e Himares qe nuk kane mik ose para presin prej vitesh ...

    Përgjigju
  • tirana: 04/11/2024 18:35

    TE PLASI bomba NE DORE O HAJDUT,,SE DOJE TI MERRJE PRONAT HIMARIOTEVE ME XHACKEN....PALACO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, ekspertët: Shumë para në sasi, por pak cilësi, nuk ka politika të reja! Gjokutaj: Fokusi duhej te arsimi

Buxheti 2025, ekspertët: Shumë para në sasi, por pak cilësi, nuk ka politika të reja! Gjokutaj: Fokusi duhej te arsimi