Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë para rafinerisë: Qeveria të dalë garant! Nuk lejojmë demonimin pa marrë pagat e prapambetura

Një kordon policie ruan portën e rafinerinë së naftës në Ballsh. Protestuesit nuk janë ndalur, edhe pse 9 naftëtarë janë në ndjekje penale për protestën e mëparshme. Kërkesa e tyre kryesore është për 13 pagat e prapambetura që i kanë fituar me gjyq ndaj kompanisë ARMO. Naftëtarët pretendojnë se uzina po demontohet për skrap e në këtë mënyrë ata do të humbin jo vetëm 13 pagat, por edhe vazhdimësinë e punës në uzinë.

‘Këtu janë ndërruar 5 ose 6 sipërmarrës por gjyqin e kemi mbi kompaninë ARMO. Unë kam 13 paga të pa marra. Sipas ish-kryetarit të Sindikatës, se di pse janë ndarë, e kanë copëtuar numrin e punëtorëve duke i marrë me radhë. Kemi dy muaj pa marrë asnjë pagë. Këtu është vetëm dëshira e mirë e qeveritarëve. Nëse ne humbasim këtë specialistët flaken në rrugë. Duhen 2-3 mln euro që të vihet në punë uzina. Kërkojmë pagat e prapambetura.’- tha Artur Bregasi.

Artur Bregasi, i cili ka punuar 20 vite në këtë rafineri tha se qeveria duhet të dalë garant për punonjësit pasi disponon 15 për qind të aksioneve. ‘Uzina është si një grua me barrw dhe ai qw do e marri nuse duhet ta dije ketë.’- tha ai për ironi.

Protesta dy ditë më parë u shoqërua jo pak nga tensione, ku naftëtarët tentuan të futen me forcë në ambientet e uzinës, duke u përplasur me forcat e policisë.

9 prej naftëtarëve u shoqëruan dje në Polici, ku u mbajtën për 5 orë, ndërsa u liruan pas 5 orësh marrje në pyetje në Komisariatin e Fierit. Ata akuzohen për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Prej ditësh naftëtarët kanë denoncuar se kanë informacione se uzina do të shitet për skrap duke theksuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Doli në protestë para uzinës në Ballsh, naftëtari: Kërkojmë 13 pagat e prapambetura, shteti ka 15% të aksioneve të rafinerisë

Artur Bregasi, naftëtari tha nga protesta para rafinerisë së naftës në Ballsh, se ato po kërkojnë 13 pagat e prapambetura. Bregasi tha se shteti ka 15% të aksioneve të rafinerisë së naftës.

‘Kam 20 vite që punoj këtu. Duam të punojmë të ushqejmë fëmijët tanë. Këtu janë 200-300 forca policie. Unë nuk jam thirrur në komisariatin e Fierit. Ata janë liruar që të gjithë dhe mesa mora vesh ka ngritur 3 akuza. Unë nuk marr leje për të bërë protestë, kemi marrë lejë për tubim. Po kërkova leje për protestë sot e 100 vjet nuk me jep njeri leje. Ne vërtetë kemi qenë para portës. Kemi kërkuar sqarim. Nuk kemi marrë përgjigje. Kam parë një fadromë duke punuar dhe kemi kërkuar të ndërpriten punimet. Kemi marrë takim dhe më ka thënë se është si një furrë buke dhe si shtet nuk vëmë dorë. Ne dimë se 15% i ka aksionet shteti. Tek ky 15 % duhet të jetë pikërisht për ne që jemi punëtor. Pse nuk shpallin falimentin. Këtu janë ndërruar 5 ose 6 sipërmarrësa por gjyqin e kemi mbi kompaninë ARMO. Unë kam 13 paga të pamarra. Sipas ish-kryetarit të Sindikatës, se di pse janë ndarë, e kanë copëtuar numrin e punëtorëve duke i marrë me radhë. Kemi dy muaj pa marrë asnjë pagë. Këtu është vetëm dëshira e mirë e qeveritarëve. Nëse ne humbasim këtë specialistët flaken në rrugë. Duhen 2-3 mln euro që të vihet në punë uzina. Kërkojmë pagat e prapambetura. Duam të dimë kush po e merr rafinerinë.’- tha Bregasi.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale