Pas tërmetit/ Ministrja Denaj: Prioritet siguria e qytetarëve, kontroll i sigurimit teknik të ashensorëve

Pas tërmetit ministrat kanë dalë në terren për të shfaqur mbështetjen dhe parë  situatën.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, Lavdrim Sahitaj, monitoruan nga afër situatën në terren sa i përket sigurisë së ashensorëve, me qëllim ndërgjegjësimin e administratorëve të pallateve, banorëve dhe kompanive të ashensorëve, lidhur me sigurimin teknik të ashensorëve, të dëmtuar si pasojë e tërmetit, në ambiente publike dhe private.

Ministrja Denaj i bëri apel të gjitha kompanive përgjegjëse për sigurinë e ashensorëve dhe mirëmbajtjen e tyre që të kryejnë verifikimet e nevojshme  që të garantohet siguria e qytetarëve.

“Duhet solidaritet për të gjithë situatën dhe do t’u kërkoja të gjithë kompanive, të cilat ruajnë dhe mirëmbajnë ashensorët, ruajnë elementët teknikë dhe i mirëmbajnë në aspektet e sigurisë së qytetarëve, të përshpejtojnë për t’i kontrolluar dhe për t’i verifikuar edhe aty ku nuk ka kërkesë nga administratorët e pallateve, siç është në rastin konkret, pasi është obligim qytetar. Të gjithë duhet të angazhohemi për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ajo informoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon mbi disa ndryshime ligjore lidhur me rritjen e elementëve të cilësisë së certifikimit sa i përket sigurisë së ashensorëve, sipas standardeve të BE-së, ndryshime të cilat shumë shpejt do të dërgohen për miratim në Këshillin e Ministrave.

" Për të gjitha kompanitë, ato të ndërtimit dhe kompanitë që instalojnë dhe monitorojnë ashensorët, çertifikimi sipas standardeve të BE-së është një kusht. Elementët të cilët do të verifikojnë këto elementë sigurie do të jenë shumë shpejt të pasqyruara në një projektvendim të Këshillit të Ministrave, për të rritur edhe më tej sigurinë e qytetarëve dhe për ta bërë punën e administratorëve edhe më të lehtë në vijim”, sqaroi Ministrja.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka komunikuar gjatë këtyre ditëve me të gjitha kompanitë e instalimit të ashensorëve, njësitë vendore dhe administratorët e pallateve, në mënyrë që të bëhet një rivlerësim i gjendjes teknike të ashensorëve.

Kryeinspektori Sahitaj theksoi se kanë komunikuar me njësitë vendore dhe 450 administratorët e pallateve në Tiranë e Durrës dhe k një nagazhim të kompanive, të cilat kanë instaluar dhe janë përgjegjëse për ashensorët.

" Me këtë rast dua t’i bëj thirrje edhe një herë njësive vendore dhe të gjithë administratorëve që pas tërmetit të bëjnë të mundur një rivlerësim të ashensorëve, te kompanitë që janë përgjegjëse për këtë pjesë”, u shpreh Sahitaj.

Ora 11:23
Pas tërmetit/ Ministrja Denaj: Prioritet siguria e qytetarëve, kontroll i sigurimit teknik të ashensorëve
1/3
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

    Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD