Pas vendimit të KPK për shkarkimin e Ardian Yllit, komandohet drejtues prokurorie Erion Çela

Pas vendimit  të KPK për shkarkimin e Ardian Yllit, komandohet drejtues prokurorie Erion Çela

VLORË- Pas vendimit të çuditshëm të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, për shkarkimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli, sot pritet të bëhet prezantimi i ri, i drejtuesit të akuzës së Vlorës. “Shqiptarja.com” mëson se drejtimi i kësaj prokurorie tashmë i është besuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, prokurorit Erion Çela

Ky i fundit, prej disa vitesh ushtron detyrën e prokurorit në Vlorë. Komandimi i tij nga KLP në krye të akuzës së prokurorisë së Vlorës, erdhi si rezultat i ndërprerjes së çuditshme të detyrës së Ardian Yllit, nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit. Themi e çuditshme, pasi në seancë gjyqësore, relatori i çështjes së prokurorit Ylli, ka lexuar të gjitha reportet me gjetje pozitive për tre komponentë, duke mos relatuar asnjë shkelje të bërë gjatë detyrës nga subjekti që KPK kishte në gjykim.

Pavarësisht kësaj situate të mirë, të shfaqur edhe në raportet e DSIK, raporti i vlerësimit të Prokurorisë së Përgjithshme, raporti pasuror i paraqitur nga ILDKPI-ja dhe raporte e tjera mbi ankesat e qytetarëve, Ardian Ylli ditën e vendimit, është shkarkuar nga detyra, duke u nxjerë jashtë sistemit të prokurorisë, në të cilin ka punuar për më shumë se 25 vite me radhë.

Ylli e ka filluar karrierën në vitin 1994 në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë në vitin 1998 ai është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2013 Ylli është transferuar si prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2015 është promovuar si drejtues. Në vitin 2017-të Ylli është komanduar si drejtues i Prokurorisë Vlorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij