Pas vendimit të qeverisë, policia zbret në terren, mbyllen disko, kinema dhe palestra, s'ka protesta (Detajet)

Pas vendimit të qeverisë, policia zbret në terren, mbyllen disko, kinema dhe palestra, s'ka protesta (Detajet)

Foto, një lokal në kryeqytet mbyllet pas masave të kërkuara nga qeveria

TIRANE-Policia e Shtetit është vendosur në veprim duke dalë në terren pas vendimit të qeverisë për mbylljen e pub-eve, diskoketave, palestrave, ambienteve të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, qendrave sportive, pishinave, qendrave kulturore sociale apo qendrave të argëtimit në kuadër të masave të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar urdhrin e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu drejtuar të gjitha strukturave vendore për zbatimin e masave për moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Në urdhër theksohet qartë që nuk lejohen zhvillimet e aktiviteteve, përfshirë edhe tubimet e manifestimet.

"Të merren masa për kontrollin e situatës në territor dhe mos lejimin e zhvillimit të aktiviteteve me karakter masiv; lokale, pab-e, bilardo, palestra, cdo ambient që mbledh apo grumbullon shumë persona dhe qendra të tjera argëtimi. Aktivitete sportive, kulturore, konferenca, kinema, teatro, zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, tubime, manifestime, parakalime, koncerte apo dëgjesa publike" thuhet në urdhrin e siguruar nga Report Tv.

Në lidhje me baret, restorantet dhe lokalet, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ato do të vijojnë të qëndrojnë të hapura, por duhet që të reduktohet numri i tavolinave duke respektuar distancën 2 metra (lexo ketu).

Foto, një lokal në kryeqytet mbyllet pas masave të kërkuara nga qeveria

Urdhri i Ardi Veliut

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Varrimi: 11/03/2020 08:53

    E dini sa varrime do kete sot? Sepse njerez lindin dhe vdesin çdo dite. Ne çdo varrim 100 persona shumica pleq. Bejini llogarit mire

    Përgjigju
  • Abdon: 11/03/2020 07:47

    Në vendet serioze, së pari qendrat tregtare janë mbyllur menjëherë. Sepse janë më të rrezikuar nga rreziqet. Thjesht jo një kafene apo bar!

    Përgjigju
  • Tao: 11/03/2020 07:13

    Hikni me ke piperi ne bllok, hikni ene ke kripa, pordhouni ajej po jua majti. Te mjere albanez.

    Përgjigju
  • Leshi: 11/03/2020 01:40

    Po policet nga sa do jene neper furgona....se mos behen turme

    Përgjigju
  • Ligji: 11/03/2020 00:05

    Mbyllini dhe Bar Restorante. Nuk behet nami se do rrine shqiptaret dembele 3 jave pa u ulur ne kafe ose te ushqehen si derrat duke nxjerre pjata ne instagram dhe facebook. Bar Kafe jane vatrat me te mundshme te infeksionit. Nese eshte e mundur shteti tu rimbursoje nje pjese te shpenzimeve ose ti liroje nga taksat per disa kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë