Pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, kompanitë celulare ulin çmimet

Pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, kompanitë celulare ulin çmimet

Foto ilustruese

TIRANE- Menjëherë pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, që iu kërkoi tre kompanive celulare që të pezullonin rritjen e çmimeve për paketat jo më vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, tre kompanitë i janë bindur urdhrit.  Konkurrenca ka njoftuar ditën e sotme se Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë ulur me 200 lekë paketat standarde, duke iu rikthyer çmimeve, që kishin më përpara.

Kjo masë e përkohshme do të jetë në fuqi deri në përfundim të procedurës hetimore nga Autoriteti për tregun e shërbimeve celulare, që është 31 marsi 2020.  Vendimi i Konkurrencës erdhi menjëherë pas ankesave të qytetarëve të cilët denoncuan faktin se kompanitë celulare në mënyrë të unifikuar rritën çmimet e shërbimeve të tyre.

Me vendimin e datës 14 shkurt Konkurrenca bëri me dije se në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të pezullimit, kompanitë e lartpërmendura do të ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/02/2020 23:32

    Ulje leshi për çar ulje çmimesh behet fjalë së iPhone 11 me 250 GB kushton 1600 euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol

Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol