Pas vendosjes së ' Green Pass ' Italia dhe Franca shohin rritje të numrit të të vaksinuarve

Pas vendosjes së ' Green Pass ' Italia dhe Franca shohin rritje të numrit të të vaksinuarve

Thirrjet "Liri!" kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Italisë dhe Francës ndërsa mijëra qytetarë kanë treguar kundërshtimin e tyre ndaj planeve për vendosjen e certifikatave të vaksinimit për aktivitete normale të tilla si ngrënia në restorante, vizitimi i muzeve ose brohoritja në stadiumet sportive. 

Udhëheqësit në të dy vendet i shohin "Green Pass" si të nevojshme për të rritur normat e vaksinimit dhe për të bindur të pavendosurit. 

Madje kryeministri italian krahasoi mesazhin për të mos u vaksinuar nga disa politikanë si  "një apel për të vdekur".

Dhe në fakt apeli dhe’ presioni’ duket sikur po funksionon pasi kërkesat për vaksinim kanë lulëzuar në të dyja vendet. Edhe pse në vend po mbahen priotesta nga grupe të cilat e konsiderojnë masën si shkelje të lirive civile ose kanë shqetësime për sigurinë e vaksinave. Rreth 80,000 njerëz protestuan në qytetet në të gjithë Italinë fundjavën e kaluar, ndërsa mijëra kanë marshuar në Paris gjatë tre fundjavave të fundit.

Vendet e BE-së kanë shënuar një progres të madh me vaksinimet muajt e fundit, me ose pa stimuj. Asnjë vend nuk e ka bërë ende vaksinimin të detyrueshëm dhe fushatat për të bindur të pavendosurit janë të shumëllojshme.

Ndërkohë që në Danimarkë vendosja e "Green Pass" ka kaluar pa shumë rezistencë.  Edhe Belgjika do të kërkojë të vendosë një certifikatë vaksine për të marrë pjesë në eventet në natyrë me më shumë se 1,500 persona deri në mes të gushtit. Gjermania dhe Britania deri më tani i kanë rezistuar një qasjeje të përgjithshme, ndërsa vaksinat janë aq të pranuara në Spanjë sa stimujt nuk konsiderohen të nevojshëm.

Në Francë dhe Itali, demonstratat kundër vendosjes së "Green Pass" ose rikthimit të kufizimeve po bashkojnë aleatë të cilët në një situatë normale nuk do të bashkëpunonin asnjëherë. Ato përfshijnë partitë e ekstremit të djathtë, aktivistët e majtë, familjet me fëmijë të vegjël, ata kundër vaksinave dhe ata që i frikësohen atyre. Shumë thonë se kërkesat për "Green Pass" janë një burim pabarazie që do të ndajë më tej shoqërinë dhe tërheqin paralele historike të shqetësuara. Disa protestues në Itali dhe Francë madje kanë veshur edhe Yjet e verdhë të Davidit, si ato që nazistët u kërkonin hebrenjve të vishnin gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Ndërkohë të mbijetuarit e Holokaustit e quajnë krahasimin një shtrembërim të historisë.

"Green Pass" në Francë kërkohet në muze, kinema dhe vende turistike, ndërkohë për restorantet dhe trenat hyn në fuqi më 9 gusht. Për ta marrë atë, njerëzit duhet të jenë plotësisht të vaksinuar, të kenë një test negativ të kohëve të fundit ose prova se janë shëruar nga COVID-19 kohët e fundit.

Kërkesat e Italisë janë më pak të rrepta. Kërkohet vetëm një dozë vaksine dhe vlen për ngrënien në natyrë, kinema, stadiume, muze dhe vendet e tjera të grumbullimit nga 6 gushti. Po shqyrtohet zgjerimi i kërkesës edhe për transportin në distanca të gjata. 

Kërkesa për vaksina në Itali u rrit deri në 200% në disa rajone pasi qeveria shpalli "Green Pass".

Në Francë, gati 5 milionë morën një dozë të parë dhe më shumë se 6 milionë morën një dozë të dytë në dy javët pasi Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se "Green Pass"do të përdoret në restorante dhe shumë vende të tjera publike. Para kësaj, kërkesa për vaksinim ishte në rënie për javë të tëra.

Plot 15% e italianëve mbeten rezistent ndaj vaksinimit,  7% e identifikojnë veten si të pavendosur dhe 8%  janë totalisht kundër vaksinimit.

Arsyet më të mëdha për hezitimin ose refuzimin e vaksinimit, janë frika nga efektet anësore dhe shqetësimet se vaksinat nuk janë testuar në mënyrë adekuate. 25% thanë se nuk u besojnë mjekëve, 12% thanë se nuk kanë frikë nga virusi dhe 8% mohojnë ekzistencën e tyre. Kjo lë disa segmente të vështirë të depërtimit të popullsisë. 

Rreth 2 milion italianë mbi 60 vjeç mbeten të pavaksinuar, pavarësisht se iu dha përparësi në pranverë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman