Pas Vlorës, digjen gjatë natës dhe dy makina në Elbasan! Dyshohet e qëllimshme

ELBASAN- Pas Vlorës, edhe në qytetin e Elbasanit janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte dy makina. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori" ku mësohet se është djegur  pjesërisht mjeti tip "Volvo".

Ndërkohë është djegur pjesërisht makina e parkuar pranë 'Volvo-s', mjeti "Ford". Nga raportimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

"Në orët e para të mëngjesit,  në lagjen "11 Nëntori", Elbasan,  është djegur  pjesërisht mjeti tip "Volvo",  në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip "Ford", i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë", njofton policia. 

Dy makinat e djegura në Elbasan

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)