Pas zjarreve masive, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe stuhi

Pas zjarreve masive, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe stuhi

Pas zjarreve disajavore në rajonin verilindor Evros, të konsideruara si më të mëdha në Evropë në dy dekadat e fundit, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe me disa stuhi, tha sot Observatori Kombëtar i Athinës.

Moti i ftohtë, i cili do të sjellë shira dhe erëra të forta, si dhe stuhi të shpeshta, do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e hëna deri të mërkurën, tha observatori, duke shtuar se temperaturat parashikohet të bien deri në 10 gradë Celsius, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që sjellin temperaturat e motit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve