Bindi PS-PD, por jo 3 kryetarët e grupeve të opozitës parlamentare! Murrizi flet pas takimit me ambasadoren e SHBA: I thamë, s'e votojmë Zgjedhoren, kemi 3 kushte

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe i delegacionit të BE-së Luigi Soreca nuk arrijnë që të bindin tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend për të votuar reformën zgjedhore që u firmos mbrëmë nga palët politike, PS, PD, LSI, por edhe përfaqësuesja e opozitës Rudina Hajdari. Vetëm pak orë pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Yuri Kim dhe Luigi Soreca bënë hapin e radhës për ta finalizuar duke thirrur opozitën parlamentare në rezidencën amerikane për ta bindur që të votojnë draftin konsensual në Kuvend.

Në takimin që zgjati 90 minuta paraditen e sotme ishin tre kryetarët e grupeve parlamentare, Myslim Murrizi i grupit Demokrat, Nimet Musai i grupit të Pavarur, Edmond Stojku i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, por edhe Rudina Hajdari, që është pjesë e Këshillit Politik që firmosi mbrëmë paktin dhe Ralf Gjoni. Rudina Hajdari ishte e para që shkoi në rezidencën amerikane, më pas ishin kryetarët e grupeve dhe Ralf Gjoni.

Pas takimit, tre kryetarët e grupeve parlamentare dolën bashkë nga rezidenca amerikane nga të cilët foli Myslim Murrizi, i cili prerë dhe qartë u shpreh se reformën zgjedhore, 39 deputetët e opozitës në Kuvend nuk do ta votojnë pa u plotësuar kushtet e tyre, depolitizimi i administratës zgjedhore, listat e hapura dhe votën e emigrantëve. Ndërkohë që Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni nuk dhanë asnjë prononcim për mediat. Rudina Hajdari e firmosi dje marrëveshjen me argumentin se mori fjalën e SHBA-së për sistemin elektoral në fazën e dytë të diskutimeve, por kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi dhe deputetë të tjerë nga opozita parlamentare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë draftin, pasi sipas tyre nuk plotësoi kushtet e tyre. 

Përballë faktit se në Kuvend duhen 84 vota, që shumica socialiste nuk i ka e vetme për ta miratuar dhe letrës që i dërguan pak ditë më parë, ambasadorja i dëgjoi sot përfaqësuesit e opozitës për t'i bindur për të mos kundërshtuar Reformën Zgjedhore, por nuk ia arriti qëllimit. Skema ishte e njëjtë me atë që ndodhi përpara votimit të Reformës në Drejtësi në korrik 2016, kur asokohe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, zhvilloi takime me disa prej deputetëve të PD-së për t'i bindur që të votonin, rezultati; 140 vota pro. Ndërsa këtë herë nuk dihet nëse do të ketë një tjetër tentativë nga ndërkombëtarët apo marrëveshja do të kalojë me votën e deputetëve të tjerë në Kuvend që janë jashtë tre grupeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Ishte në takim me ambasadoren e SHBA-së, Stojku për Report Tv: Çfarë na kërkoi Kim dhe qëndrimi ynë! Turp për ata që e votojnë

Kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi” Edmond Stojku në një prononcim për Report Tv rrëfeu detajet e bisedës me ambasadoren amerikane dhe të BE-së. Ai tha se janë të vendosur për të mos e votuar këtë reformë, pa u plotësuar kushtet e tyre.

Prononcimi për Report Tv i grupit “Demokraci dhe Drejtësi” Edmond Stojku
Zoti Stojku, cili ka qenë fokusi i diskutimeve, cfarë folët me ambasadoren e SHBA-së?
Nuk shkova si deputet Edmond Stojku, por si kryetar grupi, që përbëhet nga 10 anëtarë dhe kam dhënë mendimin e të gjithë grupit. U diskutua për reformën zgjedhore dhe një konsensus nga komiteti politik. U kërkua konsensus nga tre kryetarët e grupeve, duke përfshirë Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin. Tryeza ishte konkrete, e saktë në bisedime.

Cfarë u kërkoi ambasadorja?
Ne shkuam për të folur dhe nuk ishte ambasadorja që duhet të shtronte kërkesat. Ajo mori mendimet tona. Ne të tre dhamë mendimet tona konkrete për reformën zgjedhore. Konkluzioni ishte, që legjitimiteti i reformës zgjedhore është në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Komisioneret politikë nuk duhet të jenë më pjesë e procesit zgjedhor dhe u deklarua nga të tre në unison të plotë që të hapen listat, kandidati për deputet të emër dhe mbiemër.

A mendoni se nuk do të ketë përçarje në momentin e votimit të reformës?
Këtu bëj me dije se saktësia është e jashtëzakonshme, sepse në parlament grupi socialist ka 77 vota dhe nëse trafikimi i votave fillon nga parlamenti, nuk e di a do të ketë më njerëz që të besojnë këtë qeveri, që ndoshta me arrogancë do të mundet që të trafikojë apo vjedhë do të bëjë 84 vota për të kaluar këtë reformë. Atëherë kjo qeveri dhe kjo opozita jashtë parlamentare do i vendosin njollën vetes se këtu nuk bëhen zgjedhje të lira, nëse trafikimi fillon nga parlamenti, imagjino te qytetari.

Por a keni garanci?
Ne kemi garanci, në këtë që të thashë, por më pas ai që ka firmosur që para një viti për ndryshimin e sistemit dhe ndryshon qëndrimin për këtë reformë në ditët e fundit, turpi qoftë me të. Qeveria do ta ketë shumë të vështirë të bëjë këtë kalim, do të jetë turpi i saj i përjetshëm.

Cili do të jetë hapi i radhës i opozitës parlamentare?
I kemi menduar hapat me kohë që kur kemi hyrë sepse ne njohim institucionet. Me konsensus cuam përfaqësuesen tonë aty që të jepte mendimet

Por në fakt e ka firmosur marrëveshjen
E dimë që e ka firmosur, por të jesh e sigurt që 90% as ajo nuk do ta votojë këtë marrëveshje, ndoshta e detyruar nga kushtet dhe shkaqet. Ne e takuam Hajdarin, kemi respekt për mënyrën e saj si prononcohet me mediat dhe grupet dhe kemi besim se nuk do të bëjë pis figurën e saj për të voruar pro një reformë që nuk i shërben as Shqipërisë dhe as shqiptarëve.

Stojku u kujtoi 38 deputetëve të opozitës në Kuvend letrën që i dërguan Komisionit të Posaçëm në parlament të Reformës Zgjedhore vitin e kaluar ku i kërkuan ndryshimin e sistemit. Por pritet për t'u parë nëse deputetët do të qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre apo do të ketë rrjedhje votash.

Deputetet e opozites ne Kuvend qe firmosen vitin e kaluar kerkesen per ndryshimin e sistemit
Ora 11:28
Opozita parlamentare del nga shtëpia amerikane, Murrizi: I thashë ambasadores s'e votojmë reformën zgjedhore, kemi tre kushte

Në përfundim të takimit me ambasadorët e SHBA-BE-së, Myslim Murrizi deklaroi se vota e 39 deputetëve të opozitës në Kuvend do të jetë kundër kësaj marrëveshje, pasi nuk janë plotësuar tre kushtet e tyre. Murrizi tha se takimi me ambasadoren e SHBA-së ishte miqësor.

Deputeti demokrat u shpreh se ambasadores i bënë të ditur qëndrimin e tyre se reformën zgjedhore nuk do ta votojnë pa u plotësuar tre kushtet e tyre. 

"Ishte një takim miqësor mes ambasadores amerikane dhe zotit Soreca, ku në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës shprehëm qartë dhe prerë votën tonë kundër të pazarit të pistë të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet prej 25 viteve në Shqipëri dhe që kanë dhunuar kutitë e votimit me militantë partiakë. Nuk vendosëm asnjë kusht. 

U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari të dosjes 184 të Petrit Vasilit dhe militantëve të tjerë. Kërkojmë listat e hapura, administratë zgjedhore jo politike ndryshme nuk votojmë të 39 deputetët, asnjë shtesë tjetër. Nuk e mora vesh se cfarë kërkoi (ambasadorja) nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj.

Ne kishim shkuar për të shprehur gëndrimin tonë korrekt të palëkundur në firmat e 39 deputetëve të opozitës, nuk votojmë asgjë në parlament jashtë asaj që kemi kërkuar prej 15 muajsh në parlament; administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votë emigrantësh" tha Murrizi.

Nimet Musai dhe Edmond Stojku nuk folën për mediat, po ashtu as Rudina Hajdari me Ralf Gjonin.

Ora 11:25
Përfundon takimi i ambasadorëve të SHBA-BE me opozitën parlamentare

1591435716_1591435702murrizi.jpg

Përfundon takimi i opozitës parlamentare me ambasadoren e SHBA-së dhe të BE-së në rezidencën amerikane. Takimi zgjati për rreth 90 minuta, në qendër të së cilit ishte reforma zgjedhore. Ambasadorët u kanë kërkuar kryetarëve të grupeve të opozitës në parlament që të votojnë ndryshimet që u bënë në reformën zgjedhore.

Ora 11:13
Mbrëmë u arrit pakti! Sot Këshilli Politik mblidhet sërish, do përkthejnë tekstin e marrëveshjes

Pasditen e sotme në orën 18:00 këshilli politik do të mblidhet sërish. Mbledhja do të realizohet me qëllim së pari që teksti i marrëveshjes në versionin anglisht që u firmos mbrëmë të përshtatet në gjuhën shqipe dhe të plotësohet kuadri i plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t'u votuar më pas në Kuvend. Teksti i marrëveshjes u formula nga ndërkombëtarët në gjuhën angleze që tregon edhe rolin e tyre determinant dhe palët hodhën firmën. Deri tani nuk është konfirmuar pjesëmarrja e ambasadorëve në këtë mbledhje, por vetëm e anëtarëve të këshillit politik. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/06/2020 02:15

    Vota e emigranteve do te jete shume me rendesi,se nuk I ble dot as me para,as me miell,as me celular,as me vend pune per tu humbur a fituar.

    Përgjigju
  • vjosa: 07/06/2020 00:15

    BRAVO MURRIZ,,DHE DEPUTETET E TJERE,,,MOS E LINI VETEN T'JU TERHEQIN NGA HUNDET ,,,PD DHE PS,,,NUK KA REFORME ZGJEDHORE PA LISTAT E HAPURA NE NJE SISTEM PROPORCIONAL,,,DHE VOTIM PER REFUGJATET,,,,///MOS VOTONI ASGJE QE DO JU SJELLIN NE PARLAMENT....//DHE FORMONI NJE PARTI TE RE JU MURRIZI ME GJONIN DHE TE TJERET QE TU VOTOJME.....

    Përgjigju
  • Reformaeleshit: 06/06/2020 18:06

    Tre vjet lart e poshte me be nje cope reforme, tre dite pince te ambasada amerikane e ca zgjidhen vetem daten e zgjedhjeve. Po nuk ndryshoi sistemi ky avaz do jete ne shqiperi perhere.

    Përgjigju
  • Opodhitari: 06/06/2020 15:15

    I bej thirrje Nard Nokes te mare fatet e Shqiperise ne dore.Vetem figura e tij e qet ne selamet ket vend.Ne te kundert ta nate nate Flamur Noka

    Përgjigju
  • Zani: 06/06/2020 13:52

    Mjere ne qe kemi mbet ne dore te Lyme Murizit.Po ju qe i thoni bravo e haruat kur shante nag rropte policine?Apo halabak si Lymi jeni dhe ju

    Përgjigju
  • Altin: 06/06/2020 13:42

    Ca deputetesh jane keta injoranta?! Murrizi pronari universitetit justiniani qe mbushi vendin me diploma me leke del e na ben moral. Apo e harruat ate videon me policin si e ofendonte policin rrugor duke bere si rrugac? Eshte turp te jene keta murrizat e gjuzat ne parlament.

    Përgjigju
    • Artur: 06/06/2020 13:58

      Nuk ka rendesi cfare niveli kane (ne fund fare i kane votuar vete shqiptaret) ajo qe k rendesi eshte qe nuk duhet te bindet luli me moniket por grupet parlamentare te cioet votojne nenparlament. Ktu gjerat behe mbrapsht, ne fillim binden ata qe jane jashte parlamentit duke ju plotesuar kushtet pastaj bindin ata qe i votojne ligjey ne kuvend. Murrizi e gjoni nese kane kurajo ta cojne deri ne fund kete ceshtje. Ne fund fare me duket me e llogjikshme kerkasa e opozites parlammentare qe kerkon depolitizim sesa ajo e PD qe deshiron ti mbaje nen kontrollin e politikes zgjedhjet.

  • UKU MOMLIT: 06/06/2020 13:24

    Murrizi ne kete reagim eshte duke kerkuar pazar,per te qene deputet ne legjislaturen e ardhshme. Po ben vetem llogarine per perfitime personale dhe kurren e kurres per Shqiptaret e Shqiperine. Eshte nje sherbetor i klases degjeneruar politike shqiptare dhe asgje me shume.

    Përgjigju
    • SHQIPNI: 06/06/2020 16:00

      Fiks Vella. Do te shfrytezoj patriotizmin per pushtet. Shqiperia synon anetarsimin keta bejne pazare ne nje sfid te perbashket kombetare.

  • UKU MOMLIT: 06/06/2020 12:56

    Murrizi me kete reagim kerkon te bej pazar per te qene deputet ne legjislaturen e ardhshme. Eshte e qarte. Nuk ka hall tjeter as per popullin dhe as per Shqiperine. USA edhe mund te "sakrifikoje" me kete kokerr snajperisti qorr qe me kete reagim kerkon te beje pazare per interesat te ulta personale si sherbetor i klases degjeneruar politike shqiptare.

    Përgjigju
  • MMU: 06/06/2020 12:56

    Ore unë kty Murrizit as bagëtinë sja kisha dhan me ruaj e lere më të miret me Politik. Çfar hajvani.

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/06/2020 12:44

    Shume shpejt duhet te filloje REFORMA NE POLICI DHUNA GRUSHTET GAZI I LLESHIT DUHET TE NDALOHEN ME LIGJ KETE PO KERKON E GJITHE BOTA JO VETEM NE AMERIKE

    Përgjigju
  • Den: 06/06/2020 12:35

    Ju lumte,duhet dhene fund nje here mire pazareve te ndyra ps-pd Me shume se 30%e popullsise ne emigracion,40% nuk voton dhe per 30 vjet vendos vetem 30%e zgjedheseve qe jane vetem larot e partive dhe militantet qe presin nga nje kocke

    Përgjigju
  • timi: 06/06/2020 12:14

    Amerika ka ul ne b'th burra shtetesh te medhenj e jo keta. Bej qef o murriz dhe nja dy dite

    Përgjigju
  • Vota e Lire: 06/06/2020 12:06

    Bravo Zoti Murrizi. Perpara se populli te mbeshtet dhe gati eshte i shporri keta hajdute

    Përgjigju
  • Shqiptar: 06/06/2020 11:54

    Nje BRAVO per Myslim Murrizin. PD+PD+LSI=PPSH

    Përgjigju
  • free: 06/06/2020 11:50

    Rudina u mjaftua me nje premtim. Rradhes tjeter do ta kemi parasysh edhe i dhane nje lepirse. Ja kta e perfaqsojne popullin dhe i bie te jene me pak te perlyerit se ata qe dogjen breket dhe kta ne pozite perdridhen e lepihen sipas rastit.

    Përgjigju
  • Arsen: 06/06/2020 11:50

    Nuk e mora vesh se cfarë kërkoi. Nuk u lamë hapësirë kërkesave të saj.-E kuptoni si flet ky karabushi,Murrizi,nuk i paska lene hapesire ky,me ato qe kishte me vete.Keta jane fix,politikane per injorantet,jane me injorante se cduhet te ishin.

    Përgjigju
  • F-35: 06/06/2020 11:40

    Ore s'po e kuptoj, mire marreveshja u arrit, po Reforma Zgjedhore kur do behet?! Po nderkombetaret (ODIHR) pse u terhoqen nga rekomandimet e tyre? Edhe ata bekan lojra, totalisht te pabesueshem per te ardhmen!

    Përgjigju
  • ben: 06/06/2020 10:50

    E kuptoni cfare deputetesh kemi,Edmond Stojku,Murrizin,kete tjetrin qe nuk dihet kush eshte dhe 100 e ca te mbarum te tjere.

    Përgjigju
    • Gezimi: 06/06/2020 12:32

      Po nga keta te famfshit qe i njeh mir ti a kemi pas hajer prej tyre apo je nga ata qe ta kane hedhur ndonje kock.

    • Eno: 06/06/2020 12:16

      Bravo i qofte! Keta jane Shqiptare qe e duan shqiperine jo si tradhtaret qe mendojne vetem per partite e tyre! Meqe jane hapur edhe sufllaqet, sapo e fitove 1 per sot.

  • Lexues: 06/06/2020 10:41

    Cfare kompetencash i jep kushtetuta jone ambasadorit amerikan? Cfare duhet te beje nje ambasador qe te akuzohet per nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise?

    Përgjigju
    • Lexues: 06/06/2020 13:32

      @Arben Metani: Se pari, eshte nje gje te konsultohesh ne prapaskene me ambasadoret perendimore dhe tjeter gje te shkosh si krushqit ne dasem sic bejne keta. Duan te dergojme mesazhin qe ne jemi protektorat, nuk pergjigjemi para zgjedhesve dhe kemi license per te vjedhur. Se dyti, u bene 30 vjet qe perendimi na ndihmon edhe shume pak gjera kane ndryshuar per mire. Mendoj se ka ardhur koha te shkundet mire shishja qe te zhduken nga qarkullimi te gjitha fytyrat e vjetra (mundesisht te bejne edhe ca vite burg) dhe te kete pjesemarrje me te gjere dhe me pak cinizem ne jeten politike.

    • MMu: 06/06/2020 12:43

      Kjo sështë ndërhyrje or m*t. Kjo është lehhtësim dhe përkrahje për të gjetur Kompromis për Reformat nga miqtë e Shqipërisë. Se më në fund vendosin ligjdhënësit e Shqipërisë, Kuvendi, si bajn ligjet e Shqipërisë ndërkombetarët. Ata asistojn deri sa ne jemi të gatshëm për bashkpunim. Ne duhet të jemi mirnjohës për këtë.

    • Gezimi: 06/06/2020 12:34

      Kur ke ne krye te shteti injorant esht normale qe te tallin bythen kush zgjohet me heret.

    • Arbëri: 06/06/2020 12:19

      O lexues , lrxo lexo dhe mëso pastaj dëgjo dëgjo mendo tri herë dhe komento ! Po ti mbetej likes dhe sales në dorë me të vertet do e harronim edhe 97-n e njashtu edhe luften e Kosovës ...! A nuk jeni duke parë asgjë deri më tani ...???

    • Arben Metani: 06/06/2020 12:05

      Nuk eshte nderhyrje por ndihme, kur perfaqesuesit e popullit te te gjitha partive, per nje gje apo per nje tjeter, kerkojne te gjithe tek ambasadori i nje shteti. Cfar duhet te bej ambasadori, pra shteti i tij? Te mbylli syte dhe te mos shikoj situaten ne te cilen ndodhet vendi? Te mbylli veshet dhe te degjoje perfaqesuesit e te gjithe popullit qe kerkojne ndihme? "O Lexues" thuaj shyqur qe nuk e ben as njere dhe as tjetren. Vete, jo vetem qe nuk bejne dot gje por me keq akoma, mezi presim te na vi radha per te vjedhur akoma me shume se ai ai qe e kishte radhen ne pushtet perpara nesh. Une jam po aq patriot sa dhe ti o Lexues, por preferoj me mire te me ndihmoje Amerika dhe Europa se sa Greku, Serbi apo Turku, qe na lane te gjithe ne kete gjendje qe jemi sot. Duhen falenderuar me te madhe dhe jo ti largojme. Shyqyr sot perputhen interesat e tyre me te tonat, sepse shume mire mund te bejne sikur nuk shikojne e degjojne.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve

SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve