Pasi deklaroi se Alibeaj do vritej në protestën e 8 janarit, Braho: Nuk pushonin telefonatat, deputetët e PD më pyesnin të shqetësuar nëse kishin emrin në listë

Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho habiti me deklaratën e tij se në protestën e Sali Berishës më 8 Janar do të vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, ndërsa në një intervistë për Report Tv listës ai i shtoi edhe 4 persona, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Kjo protestë e dhunshme kaloi pa gjakderdhje,por sot Braho rrëfen se gjatë asaj kohe ka pasur shumë telefonata nga deputetë të PD-së nëse ishin dhe ata në listën e Sali Berishës "për t'u hequr qafe". Braho sqaron se deklarata e tij nuk ishin scoop mediatik, por të dhëna nga shërbimet inteligjente shqiptare.

“Disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja paralajmëruan dhe parashikuan se çfarë do ndodhte, gjë që u vërtetua. Shërbimet e parashikuan që në rrethin e atyre që do goditeshin ishte Alibeaj. Nuk ishte deklaratë për scoop. Alarmi ishte real. Ata po të kishin hyrë do kishin bërë namin. Nuk do ndaleshin me një apo disa të vrarë. Ka pasur një garë telefonatash që më kanë pyetur: Ore po unë isha?! Kanë qenë apo nuk kanë qenë në listën për t’u vrarë apo sakatuar. Ishin deputet të interesuar të PD-së. Ka njerëz aty që edhe u pëlqen viktimizimi”, tha Braho në emisionin “Frontline”

Braho tha se objektivi i protestës ishte shumë i egër, ku mbështetësit e Berishën do merrnin Bashën në krahë dhe do ta nxirrnin jashtë.

“Nuk ka objekt Prokuroria për këtë çështje. Nëse do kishte ngjarje të rëndë do isha i detyruar. Nëse më thërret Prokuroria patjetër do shkoj, por çfarë do them! Protesta e 8 janarit ka qenë me një objektiv shumë të egër, do hyjmë dhe do ta marrim Bashën në krah ta nxjerrim përjashtë. Nëse do kishte zgjatur edhe pak edhe mund të kishte ndodhur penetrimi i grupit të Sali Berishës atje. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm në momentin e duhur në kohën e duhur”, tha Braho.

Pas deklaratës së Spartak Brahos, deputeti Enkelejd Alieaj u morr në mbrojte nga garda e Republikës gjatë protestës së 8 janarit, ndërsa mbështetësit e Berishës u shfaqën me vare e çekiçë në duar duke shqyer dyert, por që më pas u shpërndanë nga policia duke normalizuar situatën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit: 21/01/2022 11:20

    Ky plak matuf ka rrjellur. Kujton qe bota rrotullohet ne strumbullarin e tij.

    Përgjigju
  • Shoku: 21/01/2022 09:02

    Baba Taku me canten e tij te zeze qe mban breke reserve me vete kudo qe shkon, ky spiun lagje e ordiner na paska marre vesh se kush do vritej nga Shish,ky kujton se akoma do I bej presion deputeteve si me Dritan Priftin e ndjere qe donin te gjobisnin Like Floririn.Ik o Taku te lulishtja futi ndonje loje domino se ke dhe ish presidentin Moisiu aty.

    Përgjigju
  • Tosi: 21/01/2022 07:18

    Mire qe ka rrjedhur por genjen si ne derr! Disa sherbime te inteligjences shqiptare, thote. Se pari nuk ka disa por dy, nje civil dhe nje ushtarak. Se dyti, nuk kane pune tjeter sherbimet tona dhe i raportojne Takut. Apo e ngaterron Taku me sherbimin privat te Hasaneve me qender te "Florida"? Maskara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?



×

Lajmi i fundit

John

Veliaj vlerëson me Mirënjohjen e Qytetit të Tiranës institucionet që u angazhuan për finalen e “Conference League”: “Jam krenar për secilin prej jush, sot meriton mirënjohje çdo qytetar i Tiranës”