'Pasi hoqa fashot dhe pashë vetën qava', Ish banorja e BB pranon operacionin plastik (FOTO)

Ish-banorja e ‘Big Brother’, Xheni Mhillaj, pranoi për herë të parë ndërhyrjen kirurgjikale në fytyrë. Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Trokit’ së fundmi dhe foli për herë të parë për hundën e saj të re dhe u shpreh se ndihet shumë mirë.

“Ishte një fiksim. Fola dhe më prindërit, më thanë nëse doja mund ta bëja. Sa më doli narkoza, pyetja e parë që kisha për doktoreshen ishte: Si e kam hundën (qesh). Pasi hoqa fashot dhe pashë vetën qava, po qava nga gëzimi për hundën e re”, është shprehur Xheni. Ajo është shumë aktive në ‘Instagram’ dhe ndryshimi në fytyrë është komentuar pozitivisht nga fansat e saj.  Ajo është përfolur gjatë pas daljes për lidhjen me Benardin dhe ndarjen nga ai. 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Inaugurimi i Aeroportit të Kukësit, Rama: Pas pak, zbresim këtu, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë