Pasi i shpëtoi burgut, Fjolla i thotë 'po' propozimit për martesë nga arresti i shtëpisë në Kukës

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Fjolla Morina pas problemeve me ligjin ka disa javë që po vuan dënimin me arrest shtëpie në Kukës, pasi në makinën e saj iu gjetën dy pistoleta.

Por, qëndrimi i saj në qytetin verior nuk duket të jetë edhe aq i mërzitshëm, pasi këngëtarja ka marrë një surprizë të këndshme mbrëmë. Fjolla ndau me ndjekësit në Instagran se ajo ka marrë një propozim për martesë, të cilin e ka pranuar. “Unë thash po”, ka shkruar në mbishkrim Fjolla ku në imazhin e parë shihet një buqetë e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.

Në një tjetër fotografi shihet duke e mbajtur në dorë unazën, teksa bën të ditur se e ka pranuar propozimin. Këngëtarja do të martohet këtë vit, me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, dhe dasma do të mbahet në Shqipëri.

Por se në cilin qytet do të martohen nuk dihet. Aktualisht ajo është në shqyrtim e sipër të detajeve të ditës së saj më të veçantë, nga ambienti ku do të mbahet ceremonia, fustani i bardhë e gjithçka tjetër. Më herët ajo pozoi krah të të dashurit të saj të cilit ia ka mbuluar fytyrën. ’Zemra ime’ ka shkruar ajo mbi postim duke e quajtur edhe mbret. 

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet vendimi i ekspertëve që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave?

Komento

Komente

  • Goni: 19/10/2020 12:24

    Arrest shtepie me telefon ne dore...

    Përgjigju
  • Kiko: 17/10/2020 16:52

    Po ajo pa 6 muaj burg ska si shpeton. Se do ishte turp per drejtesine po ta nxjerrin

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

OFL piketon Kukësin, Dibrën dhe Beratin, i kërkon justifikim pasurie 6 të dënuarve për vrasje, vjedhje e trafik armësh