75-vjetori/ Paskal Milo për Report Tv: Çlirimi i Tiranës vulosi çlirimin e Shqipërisë! Enver Hoxha ishte lideri (VIDEO)

Në ditën e çlirimit të Tiranës, historiani i njohur Paskal Milo rrëfen ngjarjet e asaj dite të 17 nëntorit të vitit 1944. Milo e quan luftën për çlirimin e Tiranës si betejën më të madhe të luftës nacionalçlimtare, që kurorëzoi atë fitore që 12 ditë më pas do t’i vinte vulën çlirimit përfundimtar të Shqipërisë. Dita kur trupat gjermane tërhiqeshin drejt Tiranës  dhe u zunë në pritë nga forcat partizane, duke ndezur një betejë gjaku e zjarri për 24 orë rresht, përfundoi me bilancin tragjik të humbjes së jetëve të 2000 ushtarëve gjermanë dhe të afërsisht 300 partizanëve.

Ndërsa për numrin e partizanëve të rënë në luftë, Milo shprehet se ende nuk është saktësuar, ku pati dhe qindra të plagosur, tashmë po vijon kërkimet për plotësimin e të dhënave dokumentare të kësaj periudhe  Paskal  Milo në një intervistë ekskluzivisht për Report TV rrëfen si u çlirua, më 17 nëntor të 1944-s kryeqytetit shqiptar, Tirana. Cili ishte pozicioni i forcave pjesëmarrëse në luftë atë ditë çlirimi nga pushtuesit nazistë. Çfarë ndodhi me kolaboracionistët, ballistët e forcat e legalitetit kur shtabi qendror i ushtrisë nacionalçlirimtare dhe forcat partizane hynë si triumfatorë të fitores së luftës në Tiranë. A kanë bashkëpunuar forcat e ballit e të legalitetit me nazifashistët dhe cili është roli i Enver Hoxhës në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Milo bënë thirrje që të mos hidhet baltë mbi gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë, dhe të mos manipulohet historia. Gjatë kësaj interviste, Paskal Milo pohon se jo të gjitha forcat e Ballit Kombëtar kanë bashkëpunuar me gjermanët, duke specifikuar ata që u vunë në krah të nazistëve dhe ata që që luftonin për bindjet e tyre të sinqerta “Pikërisht pasardhësit e atyre që bashkëpunuan me nazifashistët, janë ata që sot duan të manipulojnë të vërtetat historike”, thekson historiani Paskal Milo, i cili deklaron se do të ketë së shpejti edhe studim të ri për të hedhur dritë mbi ngjarjet e luftës së dytë botërore dhe për të zbardhur të vërtetat e luftës Nacionalçlirimtare. Pavarësisht kërkimeve të reja thelbi i një lufte që u bë për lirinë e Shqipërisë, nuk ndryshon thotë historiani. 

......

Në intervistën për Report TV, historiani Paskal Milo thotë se:  “Urdhri për të bërë çlirimin e Tiranës, u dha në fundit e tetorit të vitit 1944 nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare për t’u zbatuar nga Divizioni i Parë Sulmues, ku në përbërjen e tij ishin disa brigada, e komandant i Divizionit të Parë Sulmues ka qenë Dali Ndreu dhe zëvendëskomandant ka qenë Mehmet Shehu. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte pa dyshim një luftë shumë strategjike, se atëherë kur çlirohet qyteti i një vendi është simbol i çlirimit të gjithë vendit.

Rezistenca që ushtria gjermane ishte e jashtëzakonshme tha Paskal Milo, duke treguar sesi ushtria gjermane u rrethua nga forcat partizane në qytetin e Tiranës. Fati i kryeqytetit do të ishte edhe fati i luftës Nacionalçlimtare” -tha Milo, duke e konsideruar si betejën e Tiranës si më të rëndësishmen që është bërë në Shqipëri gjatë Luftë së Dytë Botërore.

Milo rrëfen edhe bilancin e kësja beteje, ku në fund mbetën ballë për ballë dy palë, forcat gjermane dhe partizane. “Kanë marrë pjesë ne operacionet për çlirimin e Tiranës edhe aletët anglo-amerikan që i ddhanë ndihmë divizionit të të parë sulmues” tha Milo, duke shtuar me tje se “Balli kombëtar kur po bëjhej lufta për çlirimin e Tiranës ishte inegzistent”, duke shtuar se “se pikërisht në këtë kohë në dhjetëditshin e parë të nëntorit forcat kryesore kolaboracioniste shqiptare që kishin bashkëpunuar me gjermanët morën masa dhe bënë përpjekje që të largoheshin nga Shqipëria, sikur edhe u larguan.” - tha Milo

Historiani i njohur deklaron se: “Sigurisht në radhët e ballit kishte që nuk ishin bashkëpunëtorë të pushtuesve fashitë, ka pasur edhe atdhetarë dhe antifashistë, por ishin forca në minorancë dhe ishin të shkëputur nga udhëheqja qendrore e Ballit Kombëtar dhe ishin në terren, pikërisht si Safet Butka dhe Hysni Lepenica në Qarkun e Vlorës, së bashku me Skënder Muçaj, avokatin antifashist, që u pushkatua nga gjermanët për lidhjet me misionet ushtarake anglo-amerikane, që vepronin në Shqipëri. Ish udhëheqja e Ballit Kombëtar ishte  kompromentuar. Kishte bashkëpunuar kundër forcave partizane, dhe ata u larguan nga Shqipëria sigurisht edhe për të shpëtuar edhe jetët e tyre”, tha ndër të tjera Paskal Milo.

Milo u shpreh se “udhëheqësit e Ballit dhe Legalitetit nuk bënë gabime naive por të qëllimshme, duke  kaluar përgjegjësinë numër 1 tek kryetari i Ballit Kombëtar Mithat Frashëri. Krerët e tyre merrnin vendime politike për të luftuar frontin Nacionalçlirimtar, e vetmja fuqi ushtarake që ishte e vendosur kundër pushtuesve nazifashistë....Kjo është e vërteta historike”  -tha Milo.

Sipas Paskal Milos, hedhja baltë ndaj luftës NAÇL, ndodh “vetëm sepse individë të caktuar që e kanë bërë kauzë të përbashkët kolaboracionizmin e dikurshëm me të sotshmin përpiqen të hedhin baltë te ngjarjet historike për dy arsye kryesore. Për t’i shpëtuar ata nga akuza e bazuar e kolaboracionizmit me pushtuesit dhe për të bërë përmbysjen e realiteteve historike të pamohueshme e të patjetërsueshme; si lufta kundër pushtuesve e popullit për ta përdorur në funksion të synimeve aktuale politike” -tha Milo, ku shtoi se “historia përdoret shpejt për këto synime, duke instrumentalizuar historinë në shërbim të politikës së ditës.”

Milo shprehet se në Shqipëri për luftën po bëhet një kërkim shkencor, me përpjekjen për t’u dhënë shqiptarëve një histori sa me realiste, sa më të balancuar. Më tej, Milo shprehet se ka zbuluar dokumente e fakte, që do t’i bëjë në vëllimin e dytë shqiptarët në luftën e dytë botërore që do të dalë vitin e ardhshëm. I pyetur se kush ishte lideri i fitores së luftës Nacionalçlirimtare, Milo shprehet se “Ata njerëz që udhëhoqën këtë luftë,  dhe lufta antifashiste nacionalçlirimtare  ka pasur institucionet drejtuese të saj, që nga Fronti, Këshilli, Shtabi Nacionalçlirimtar dhe në krye Partia Komuniste e Shqipërisë. Ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse pohojmë një të vërtetë, pavarësisht se na pëlqen apo nuk na pëlqen: historia duhet të shihet e trajtohet siç ka qenë në të vërtetë, dhe e vërteta është kjo; kemi një udhëheqje të luftës, e cila kishte në krye të saj një njeri me një emër të përveçëm që quhej Enver Hoxha. Ky është fakt historik”, - tha Milo, duke shtuar se “është detyrë për historianët që të merren me faktin historik, interpretimet janë gjë tjetër. Nëse do t’i hyjmë analizës historike është çështje tjetër”, tha Milo duke theksuar edhe rolin e Mehmet Shehut në çlirimin e Tiranës. “Mehmet Shehu është një figurë historike, si ushtarak i lartë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe ka dritëhijet e veta”, u shpreh Milo në intervistën për Report TV.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donald: 18/11/2019 02:45

    Lavdi deshmoreve Te atdheut e vdekje tradhetarve. FLM I nderuari Paskal Milo. Kukuvajka ka né cdo kohe I duhen pyllit. Nuk mund Te shuhen 45 vite ndertime Te popullit e Te leme Ahmet zogun tradhetarin me Te madh qe shiti vrau . Enveri vrau Por nuk shiti o horra ballit e bazhibozukeve.

    Përgjigju
  • Kadri: 17/11/2019 16:09

    Clirimi i Tiranes ishte fundi i fitores te lavdishme te Ushtrise Nacional Clirimtare kunder bishes naziste dhe tradhetareve qe i u ngjiten pushtuesve si "m..pas kepuces"! Lavdi LANC!

    Përgjigju
  • Tiransi autokton: 17/11/2019 13:07

    Ne tirane nuk eshte bere lufte o paskal o debil,o injorant nga palasa,,,po te ishte bere lufte do kishim shenja,ne ndertesa,,ato pak makina gjermane te djegura jane nga bonbardimet e avioneve angleze jo nga partizanet qe skishin as kepuce...

    Përgjigju
    • Sazan: 17/11/2019 16:11

      Ke qene aty zotrote! Tani sepaku do te jesh nja 80 vjec!

  • Fjjjj: 17/11/2019 13:04

    Sot dit e zeze per tiranen. Ikja e gjermaneve i hapi rruge ardhjes se terrorista e te kuq.

    Përgjigju
    • Lenci: 17/11/2019 16:14

      Po te ishte ai gjermani i Hitlerit ty do te kishte cuar ne Mat-hauzen e do te kishte bere sapun per te lare teshat!

  • Loti: 17/11/2019 12:48

    Te japesh jeten per vendin tend eshte sakrifica me e madhe, mirnjohje te thelle. Sa ishit gjalle i treguat kti populli c ishte dashuria per vendin, c eshte sakrifica, pas vdekjes tuaj brezat qe erdhen mbrapa lan shum per te deshiruar ne kte drejtim. Shyqyr iket e s i arritet pasardhesit tuaj te komentojne me emra grek apo anglez, qe mendojne se identitetin(cili je) ta jep ai vend qe te ushqen(italia, greqia etj etj) dhe jo vendi ku te paret e tu kan luftuar me shekuj per te krijuar nje identitet te tyren kombetar. Perjet ne borxh ngaj jush.

    Përgjigju
  • Lexues: 17/11/2019 11:29

    Eshte gjithashtu fakt historik qe Enver Hoxha pas luftes vrau dhe burgosi shumicen e komandanteve te brigadave partizane. Duhen nderuar ata qe derdhen gjakun per kete vend, po nuk mund te nderohet nje maskara qe vrau shoket e luftes per pushtet absolut.

    Përgjigju
  • rezi: 17/11/2019 09:57

    Gëzuar 75 vjetorin e clirimit Tirana jonë, Tirana e gjithë shqiptarëve të vërtetë. Lavdi përjetë atyre që dhanë jetën për të patur këtë Shqipëri që e gëzojnë sot dhe ata që hedhin baltë mbi të. Shqipëria do të rrojë në jetë të jetëve.

    Përgjigju
  • Milo greku: 17/11/2019 08:39

    Iko q*u ti me gjith enverin o kurve keqe shtremerues i historis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda