Pasojat e aksionit të Berishës, Basha mund t’i heqë teserën e partisë pas përjashtimit nga grupi, statuti i ri i PD-së ndëshkon anëtarët që rebelohen kundër kryetarit

Pasojat e aksionit të Berishës, Basha mund t’i heqë teserën e partisë pas përjashtimit nga grupi, statuti i ri i PD-së ndëshkon anëtarët që rebelohen kundër kryetarit

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Sali Berisha do të nisë këtë të enjte aksionin politik në bazën e Partisë Demokratike me synimin e shpallur për të rrëzuar Lulzim Bashën, të cilin e akuzon për dorëzim të sovranitetit të partisë tek amerikanët, për bashkëpunim me Edi Ramën dhe Sorosin kundër tij, për përdorimin e partisë për interesa personale, shkeljen e statusit, për pesë humbje radhazi etj.

Aksioni i Berishës vjen si lëvizje hakmarrëse ndaj Lulzim Bashës, pas vendimit të personalizuar të këtij të fundit, i cili përjashtoi Berishën nga grupi i PD-së në limitet kohore të skadimit të ultimatumit të SHBA. Për të mundësuar shkarkimin e Bashës, Berisha duhet të sigurojë më shumë se sa gjysmën e Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD-së.

Por, aksioni i Berishës për shkarkimin e Bashës mund të përfundojë me një përjashtim përfundimtar dhe çregjistrim të Sali Berishës nga regjistri i anëtarësisë së Partisë Demokratike, pasi kjo lëvizje është në kundërshtim me statutin e partisë. 

Që pas ardhjes në krye të PD në vitin 2013 me ‘bekimin’ e Berishës, Lulzim Basha ka ndryshuar tre herë statusin e Partisë Demokratike,duke fuqizuar gradualisht pozitat e tij në krye të PD-së, duke shtuar kompetenca speciale dhe mbyllur hapësirat për rebelime në parti kundër tij.

Edhe pse rrallëkush mund ta kishe menduar një luftë mes Berishës dhe Bashës për të kontrolluar PD-në, Basha duket se i ka marrë masat me kohë për këtë ditë. Sot Basha është i ‘blinduar’ nga ana statutore dhe kontrolli i strukturave të partisë.

Gjatë ndryshimeve të statutit, Basha ka përfshirë një pikë të veçantë, duke i dhënë vetes fuqi, për të përjashtuar çdo anëtar, edhe pa mbledhur strukturat, në raste emergjente dhe kur anëtari shkel disiplinën e brendshme. Bëhet fjalë për pikën 5 të nenit 27 të statutit të PD-së, e cila parashikon se “Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore”.

Ndërkaq, sa i takon disiplinës së brendshme, anëtarët e PD-së ndalohen rreptësisht që të ndërmarrin veprime, të cilat dëmtojnë Partinë Demokratike. Pika 2 e nenit 13 të statutit të ri të Partisë Demokratik, parashikon që “Çdo vlerësim apo nismë personale e anëtarit të partisë, e shprehur nën këtë cilësi, duhet të jetë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH-së. Anëtarët e PDSH-së veçanërisht shmangin çdo mënyrë, veprim apo neglizhencë që dëmton interesat elektorale apo politike të PDSH-së”.

Me nisjen e lëvizjes nga ana e Berishës duke përçarë partinë dhe për të rrëzuar Bashën, këtij të fundit i lind e drejtat të zbatojë nenin e statutit të PD-së për disiplinën e brendshme, duke përjashtuar përfundimisht Berishën si anëtarë i PD-së. Një vendim i tillë i mundshëm sjellë si rrjedhojë çregjistrimin e Berishës nga regjistri i anëtarësisë dhe bërjen të pavlefshme të teserës së partisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daje Ceni: 15/09/2021 07:13

    Luli e perjashton Vucici e pranon si serb qe eshte.

    Përgjigju
  • O tej: 14/09/2021 17:20

    Berishe do pshurrin qente e rruges

    Përgjigju
  • adi: 14/09/2021 16:50

    hahaha e shqyejn mu ne zyre

    Përgjigju
  • Tuc Maku i koheve moderne: 14/09/2021 15:34

    Tesera e partise nuk eshte karta e traut e kulles se barit o pashà! akoma me perjashtime nga partia ju. Kjo ju ka mbetur ne mendje nga enveri??!

    Përgjigju
    • Turi: 14/09/2021 19:00

      Jo or taj. U ka mbetur mendja te mizorite e Berishovicit qe dhe ne kete moshe prap moster komuniste ka ngel.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet