Koronavirusi/ Prodhuesit e naftës bien dakord të ulin prodhimin për 1/5, OPEC: 10 milion fuçi më pak në ditë

Koronavirusi/ Prodhuesit e naftës bien dakord të ulin prodhimin për 1/5, OPEC: 10 milion fuçi më pak në ditë

Prodhuesit dhe aleatët e OPEC kanë rënë dakord të shkurtojnë prodhimin për më shumë se një të pestën për të kundërshtuar rënien e kërkesës për shkak të bllokimeve të bëra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Grupi tha se do të shkurtojë prodhimin në maj dhe qershor me 10 milion fuçi për të ndihmuar në rritjen e çmimeve. Shkurtimet më pas do të lehtësohen gradualisht përsëri në gjashtë milion fuçi midis Janarit 2021 deri në prill 2022.

OPEC +, i përbërë nga prodhuesit dhe aleatët e OPEC-ut përfshirë Rusinë, arriti në këtë vendim pas bisedimeve të zhvilluara këtë të enjte përmes video-konferencës. Bisedimet u ndërlikuan nga mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Grupi dhe aleatët e tij ranë dakord të shkurtojnë 10 milion fuçi në ditë ose 10% të furnizimeve globale. 5 milion fuçi të tjera pritet të ndërpriten nga vendet e tjera.

Çmimet e naftës ranë në mars pasi vendet e OPEC + nuk arritën të bien dakord për shkurtimet. Pas mbledhjes së marsit, Arabia Saudite dhe Rusia u përpoqën të rritin prodhimin në mënyrë që të ruanin pjesën e tregut mes rënies së kërkesës globale.

Kjo, së bashku me rënien e kërkesës për naftë në mes të pandemisë koronavirus, do çonte në rënien më të madhe të çmimeve të e naftës deri në fund të marsit, në këto 18-vjet.

Javën e kaluar, çmimet u rritën 20% pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai priste që Arabia Saudite dhe Rusia të përfundonin grindjen e tyre.

Bisedimet e së enjtes do të pasohen nga një thirrje konferencë të Premten midis ministrave të energjisë nga vendet e G20. Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë së Rusisë dhe një nga negociatorët kryesorë të naftës në Moskë i tha Reuters: "Ne presim që prodhuesit e tjerë jashtë klubit OPEC + të bashkohen me masat, të cilat mund të ndodhin nesër gjatë G20".

SHBA nuk është zotuar të bëjë ulje edhe pse tha që prodhimi i saj i naftës po zvogëlohej gradualisht gjithsesi për shkak të rënies së çmimeve të naftës. Presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar Arabinë Saudite që SHBA do të vendosë sanksione nëse nuk e ndërpret prodhimin e naftës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi