Mbështetje për pasojat ekonomike nga COVID-19, BE 'mban me hatër' Shqipërinë në rajon, i akordon 180 mln euro

Mbështetje për pasojat ekonomike nga COVID-19, BE 'mban me hatër' Shqipërinë në rajon, i akordon 180 mln euro

Ambasadori i BE, Luigi Soreca

TIRANË- Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 180 milionë euro ndihmë financiare për përballimin e pasojave ekonomike shkaktuar nga COVID-19.  Me një status në Twitter, ambasadori i BE, Luigi Soreca shprehet se kjo ndihmë tregon edhe njëherë solidaritetin e BE me rajoni në këtë kohë krize nga pandemia.

"Me dorëzimin e sotëm të 180 milion eurove ndihmë financiare për Shqipërinë për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID-19. BE tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Ne jemi më të fortë së bashku", shkruan Soreca. 

Bashkimi Europian për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë në lidhje me pandeminë vendosi të ndihmojë atë me 180 mln euro kredi me kushte shumë të favorshme. Kjo kredi do të shërbejë për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike.

1597234435_Screenshot3.jpg

1597234366_OK.jpg

Fondet e akorduara nga BE për vendet për COVID-19

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 12/08/2020 20:21

    Po per jordanin se paska mbajt doren fare jan super vend europian ata.

    Përgjigju
  • Boni: 12/08/2020 19:00

    Borxh ja ka dhene , sja ka falur.! Deri ne gryke po e zhysni ne borxhe kete vend

    Përgjigju
  • Landi: 12/08/2020 15:45

    Ku jane se nuk po shikojme gje.

    Përgjigju
  • LORA: 12/08/2020 13:48

    Lajm i mire, per solidaritetin e EU-se ndaj Shqiperise sone ne kete krize shumedimensionale.

    Përgjigju
    • A. N.: 12/08/2020 13:58

      Trecereku ne xhepat e hajduteve ne pushtet

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet