Pasta primavera nga zonja Vjollca

Pasta primavera

Përbërësit:

320 gr makarona

Vaj ulliri

2-3 thelpinj hudhra

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 kungull i njomë

2-3 kërpudha

1/2 filxhan çaji bizele

200 gr asparag

1 karrotë

250 gr domate qershi

Kripë dhe piper i zi

Parmixhan

Borzilok

Përgatitja: 

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar, pak kripë dhe makaronat. Në një tigan me vaj ulliri të ngrohur shtojmë hudhrat të grira imët, shtojmë speca të prerë në gjatësinë e makaronave, dhe kungullin po ashtu të prerë në gjatësinë e speveve I kaurdisim përsëri për 3-4 minuta, shtojmë kërpudhat në feta, i kaurdisim përsëri për 2 minuta. Më pas shtojmë bizelet dhe asparagun të prerë si perimet e tjera. si dhe karrotën të prerë me pirunin e patateve në kubik dhe I përziejmë sëbashku.Në fund vendosim domatet të prera në gjysmë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi I përziejmë derisa perimet të ulin volumin dhe të jenë pak aldente. Kullojmë makaronat dhe I shtojmë në tenxheren me perime bashkë me një garuzhde lëng makaronash. I përziejmë mirë për një minutë dhe I servirim duke I spërkatur me parmixhan dhe borzilok.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria