Pastrimi i parave/ Moneyval: Shqipëria ka bërë progres në vitin 2019! Problem mbikëqyrja e kazinove për pastrimin e parave

TIRANE- Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i takon luftës ndaj parave të pista dhe ka marrë masat e nevojshme kundër Financimit të Terrorizmit, referuar raporti përfundimtar të MONEYVAL për vitin 2019. Në një raport paraardhës Moneyval ngriti shqetësimin se në kontrollin e institucione nuk përfshiheshin ndërmarrje që kishin lidhje me persona ose entitete të caktuara apo edhe fakti që nuk ishte zbatuar ngrirja e pasurive për personat të dyshuar për veprimtari të tilla të paligjshme. Por tashmë sipas raportit Shqipëria ka adresuar mangësitë duke ndryshuar ligjin "Për Masat kundër Financimit të Terrorizmit", duke përfshirë në kontroll ndërmarrjet që kanë lidhje me persona ose entitete të caktuara, po ashtu rishikimet në legjislacion sigurojnë që të gjithë personat fizikë dhe juridikë që janë brenda vendit janë të detyruar të ngrinë, pa vonesë dhe pa njoftim paraprak, fondet ose pasuritë e tjera.

Mirëpo ende ka disa mangësi pasi OJF-ve nuk kërkohet të kenë një të autorizuar personi të veprojë si përfaqësuesi i tyre dhe të sigurojë informacione për autoritetet kompetente. Ende nuk janë eliminuar të gjitha barrierat mes autoriteteve kompetente për të siguruar shpejt bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje informacionin që duhet marrë mbi këtë veprimtari, po ashtu shqetësim mbetet mungesa e kontrolleve në zyrat e këmbimit valutor. Ndërkohë ende nuk është marrë asnjë masë për mbikëqyrjen e kazinove të cilat nuk përmendin qartë bashkëpunëtorët kriminelë dhe aksionarët indirekte, si dhe nuk janë adresuar mangësitë në lidhje me kornizën e sanksioneve

Raporti vijon më tej duke sqaruar se edhe Banka e Shqipërisë më këtë kuadër ka ndryshuar rregulloret e licencimit e bankave apo filialeve në mënyrë që të identifikohen bashkëpunëtorët kriminelë. Ndërkohë edhe AMF ka përmirësuar kuadrin ligjor lidhur me procedurat dhe mënyrën e paraqitjes së informacionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionarët e shoqërisë së sigurimeve.

(Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë e MONEYVAL)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK