Pastrimi i parave/ Raporti i BSH: Bankat e nivelit të dytë janë të rrezikuara! Problemet e zbuluara

Asnjë nga bankat në vend nuk është e mbrojtur nga rreziku i pastrimit të parave. Në raportin Mbikëqyrës të vitit 2019 të Bankës së Shqipërisë ka rezultuar se rreziku më i madh është pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.

Sipas raportit 5 banka në vend kanë rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave, ndërsa 7 të tjera kanë rrezik të mesëm. Në raport jepen edhe disa nga problematikat e konstatuara.

Vlerësimi për bankat për pastrim parash e financim terrorizmi

Ka pasur mangësi me kuadrin rregullator të brendshëm të bankave, ato duhet të përditësonin informacionin ligjor të klientit, në disa raste bankat nuk zotëronin dokumentet që provojnë burimin e fondeve apo parave të derdhura në bankë, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash.

Problemet e identifikuara në banka

Po ashtu ka pasur raste të mungesës së informacionit mbi vëllimin e aktivitetit apo të ardhurat nga biznesi apo mospërputhjen e të dhënave me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij.

Raporti vijon edhe më tej ku thuhet se problem është mos-justifikimi i transaksioneve të kryera nga punonjësit e bankës, klasifikim jo të saktë të klientëve, sipas rrezikut, por kanë edhe burime njerëzore të pamjaftueshme për pastrimin e parave.

Arsyet e vlerësimit të subjekteve me rrezik të lartë

 

Në vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim për të parë ekspozimin e 57 subjekteve financiare në vend. Nga këto 34 subjekte kanë rrezikshmëri të mesme, ndërsa rrezik të lartë për pastrim parash dhe financim terrorizmi kanë 23 subjekte. Në shqyrtim janë marrë të 12 bankat në vend, 30 subjekte financiare jo banka dhe 15 shoqëri kursim krediti.

Po ashtu në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave Banka e Shqipërisë, ka inspektuar 97 zyra të këmbimit valutor nga 503 zyra që ishin në total në fund të vitit 2019, ku për 31 prej tyre u morën masa mbikëqyrëse dhe administrative për mangësitë e konstatuara dhe për 7 prej tyre u revokua licenca.

Problematikat e konstatuara në zyrat e kursit të këmbimit

Inspektimet në zyrat e këmbimit

 

Pastrimi i parave mbetet një fenomen shqetësues në vend, dhe për këtë arsye Moneyval e futi Shqipërinë përsëri në listën gri në shkurt të këtij viti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 04/07/2020 18:48

    Keta meren me refugjatet dhe nuk shikojne leket e politikaneve dhe te adminstrates qe kane vjedhur gjithcka.Mos e kruani me lekun e refugjateve se do e pesoni me keq se ne 97-en

    Përgjigju
  • Mbroni Sipermarresit: 04/07/2020 18:24

    Po ca thua bankat te kerkojne info per cdo gje tani! Jane bere si gestapo! Lerini brockullat e te huajve! Se per vete e hap llogarine ne hollande online dhe thjesht me nje fotokopje, po keshtu ne uk, malte, qipro estoni! Vetem ketu ne kabul te duhet mik me hap llogari bankare, ne sipermarresit e rinj vuajme me hap nje llogari ecommerce! Nese do te hapesh nje startup e ke te pamundur ta hapesh ne shqiperi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit