I dënuar për trafik droge, prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit, pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak

DURRËS- Pasuritë e Saimir Gjepali, një emër i njohur për policinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet se janë përftuar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Nga hetimet e kryera sipas prokurorisë, Saimir Gjepali dhe familjarët e tij, kanë pasuri të cilat nuk i justifikojnë, siç janë investimet në prona me vlerë 30 milionë lekë të reja.

Konkretisht prokuroria ka sekuestruar një banesë dy katëshe, dhe garazh me sipërfaqe 150 m2, e ndërtuar pa leje në Shijak. Një lokal me sipërfaqe 96 m2, po të ndërtuar pa leje, në të njëjtën zonës. Po ashtu janë sekuestruar tokë arë me sipërfaqe 8002 m2 në fshatin lalëz dhe Ishëm në Durrës.

Pasuritë e sekuestrauar

Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;
Lokal "Njësi" me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;
Tokë "Arë" me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njësia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;
Tokë "Arë" me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; 
Tokë "Arë" me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.

50-vjeçari, Saimir Gjepali rezulton i dënuar për' Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike", në Itali me 24 vite e 2 muaj burg. Ai  u arrestua me qëllim ekstradimi në janar të 2022. Ndërsa në Shqipëri rezulton i dënuar më 7 vite e 4 muaj burg.

Gjepali, ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale. Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Njoftimi i plotë i prokurorisë

'Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e shtetasit S.Gj. i dënuar në Shqipëri dhe Itali për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike"

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e Vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestrimi i pasurive të shtetasit S.Gj. nën hetim për veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale" të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të "Trafikimi i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë, në bazë të nenit 283/a-2 të Kodit Penal dhe 406 të Kodit të Procedurës Penale me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, se shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe se ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova e fakte që këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale të shtetasit S.Gj, për të cilat është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive bazuar në nenin 174 të Kodit Procedurës Penale.

Investimet e realizuara në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të kryera nga shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe diferenca e pajustifikuar nga burime të ligjshme është në shumën rreth 30 milionë lekë.

Janë bërë verifikime dhe ka rezultuar se Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj, me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të "Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndeve narkotike" dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj. në Itali.

Për këto arsye, në zbatim të nenit 274 e vijues të Kodit Procedurës Penale, Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë:

Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;

Lokal "Njësi" me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;

Tokë "Arë" me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njësia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;

Tokë "Arë" me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe

Tokë "Arë" me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Iu sekuestruan pasuritë, kush është Saimir Gjepali, i arrestuar për laboratorin e drogës në Has! Pjesë e grupit të Avdylajve që ndezën revoltën në burgun e 313

Saimir Gjepalit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve, i janë sekuestruar sot me urdhër të prokurorisë së Durrësit disa pasuri.

50-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi në janar të 2022, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar sepse gjykata e Milanos në Itali në vitin 2011 e ka dënuar me 24 vite e 2 muaj, për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

Gjepali, ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale. Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Si ndodhi revolta në burg?
Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020 në ora 23.25 kur policët e burgjeve filloi kontrollin e qelive të burgut 313 ku ishin vendosur 4 anëtarët e grupit Avdyli dhe një italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID brenda sistemit të burgjeve. Në qeli me atë ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali, ky i fundit sot i ekstraduar.

Nga kontrolli të paraburgosurve iu gjet një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të paraburgosurve celularin mund ta kishte kaluar pastruesi.

Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të fortë dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit. Kundërshtimi  dhe dhuna janë dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë.

Në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t'u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje 'kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit'.

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte punonjësen që i pastroi shtëpinë

Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Greqi, tentoi të përdhunonte punonjësen që i pastroi shtëpinë