Patozi i përgjigjet Bashës pas 'festës' për rrëzimin e Sakos: Ndaje mendjen o jurist

Astrit Patozi

TIRANË-Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e kryetares së re të Bashkisë së Durrësit Valbona Sako për të marrë mandatin.

Ai i drejtohet liderit demokrat Lulzim Basha i cili e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Durrësit duke thënë se kjo vërtetoi se ka ende shpresë.

Patozi e quan vendimin e Gjykatës së Durrësit porosi kamikaze ndërkohë që deklaron se Basha po shtyn ditët e tij në krye të PD për të mbuluar faktin se nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit duke i falur kundërshtarit 61 bashki.

Kreu i BD i kujton kryedemokratit akuzat kontradiktore të bëra që në zanafillën e krijimit të Bindjes Demokratike duke e quajtur atë farsë për të legjitimuar zgjedhjet e ndërsa tani thotë se BD deligjitimoi procesin.

"Ndaje mendjen o jurist.

Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty.

Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë.

Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë.

E nise këtë punë me gënjeshtrën që BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të deligjitimuar procesin.

Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”.

Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket", shkruan Patozi.

1563374814_basha.jpg

Foto e postuar nga Patozi

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Kapo: 18/07/2019 00:22

    Per me teper lidhja e zotit basha me holanden behet akoma me e sinqerte kur perkthen emrin e zoterise qe eshte LUL shqip ndersa holandisht i thone K....it.Psh ik heb een grote lul i bi we un e kom tmodh kkkkk.

    Përgjigju
  • Arbër shkëmbi: 17/07/2019 18:31

    O shqiptarë kudo që ndodheni, Luli në Holandë ka mbaruar vetëm disa kurse për përkthyes nder ato kurse hyn edhe juridik e jetës së përditshme për përkthime në kontakt me klientët që kan nevoja për gjuhën holandeze...!!! Këto kurse zgjasin dy a tri javë dhe kjo është e gjitha që lul basha ka kryer së bashku me mua në Holandë...!!! Përndryshe këtu në Holandë njifet në mesin e shumë shqiptarëve si mjaft arrogant dhe i pa besueshëm në kohën kur ishte dhe punonte si përkthyes këtu...!!!

    Përgjigju
  • PALL rexhep leka kasap [ kepi ]o as: 17/07/2019 18:19

    O Astriti për ktë gjë ke plotësisht të drejt. Panvarsisht se dhe ti ke qen pjes e lylit pa dipllom. E ti e ke dit shum mir që luli ka qen pa shkoll. Po më mir e vonuar se sa kur.

    Përgjigju