Patozi: Meta i acaruar sepse ka frikë se Basha është marrë peng nga Rama dhe që LSI po humb terren! Do dorëhiqem nëse 'Bindja' nuk arrin objektivat

TIRANË- Acarimin e presidentit Ilir Meta, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e interpreton ndryshe dhe ka listuar dy arsye. Së pari, sipas tij Meta mendon se Basha është marrë peng nga kryeministri Edi Rama. Arsyen e dytë e lidh me frikën që ka për LSI, se po humb pushtetin.

"Ka një dalje krejtësisht nga roli i presidentit të Republikës, dhe këtë mendoj se as Meta nuk e ka për turp ta thotë. Më bën përshtypje se si një njeri që Kushtetuta dhe roli që ka e vendos të mos ketë sensibilitet për zgjedhjet është kaq i acaruar, ndërkohë që Basha është i rehatuar. Kjo është paradoksale që sot dha një shkëndijë rrufeje, kur Meta e goditi fort. Nuk ka qenë lapsus, ka qenë e qëllimshme, ishte një lloj deklaratë dhëmbë për dhëmbë, se Meta e dha atëherë u pyet për Bashën. Basha mund të merret vetëm peng nga qeveria, se Rama që presidenti e korrigjoi pastaj, nuk ka nga kush të merret peng se është njeriu më i pushtetshëm në vend. I doli nga shpirti, ose e kishte të menduar, Meta është qartazi i acaruar, më shumë se kushdo tjetër. Ose mendon që Basha po merret peng, ose mendon që LSI mund të humbasë atë rol që ka pasur në këto vitet e fundit edhe për shkak të qëndrimit të Lulzim Bashës", tha Patozi.

Për Patozin, aleanca me PD dhe Lulzim Bashën, është e pamundur, kjo për shkak se ky i fundit e sheh partinë si një biznes fitimprurës. Për Patozin, Basha kërkon rotacion dhe jo ndryshim, parim për të cilin kreu i BD-së, thotë se bie ndesh me bindjen e forcës politike që ai drejton. Në studion e Report Tv, në hapësirën live të pasdites, Patozi tha se i ka përcaktuar partitë që do të bëjnë aleancë për zgjedhjet e 25 prillit, këtu nuk ka përjashtuar as partitë e reja që po lindin.

"Ne kemi përcaktuar gjërat më të rëndësishme që një parti duhet të bëjë, kemi përcaktuar strategjinë, aleatët e mundshëm dhe këto janë thelbësore dhe mund të jemi e para që i kemi mbyllur këto. Aleatët e mundshëm janë ata që e mendojnë Shqipërinë si ne, që kërkojnë ndryshimin, jo rotacionin. Forca të tilla ka në treg, të tjerë kanë paralajmëruar qe do të dalin dhe ne mezi presim që të bashkëpunojmë. Pra që të ketë një pol të tretë, ka qeverinë e korruptuar nga njëra anë, dhe opozitën e kompromentuar. Me Bashën mund të pi kafe, mund ta takoj, mund të shkojë edhe në dasmën e njëri-tjetrit, me Bashën më ndajnë gjëra konceptuale. Bashës i uroj jetë të lumtur në familjen e tij dhe kudo në jetë, por e kam të pamundur që të gjej një emërues të përbashkët me të, për aq kohë e konsideron politikën si një biznes fitimprurës dhe partinë si një ndërmarrje fitmprurëse", tha Patozi.

Nëse Bindja Demokratike nuk do të arrijë objektivat e vendosur para 25 prillit, Patozi nuk e përjashton mundësinë për të dhënë dorëheqjen. Synimi është që BD të jetë një forcë përcaktuese qeverisëse.

"Do marr vendimet e duhura siç i kam marrë gjithë jetën, kam marr përgjegjësi dhe kur s'i kam pasur të plotë. Por nuk do të varet nga rezultati personal, por nga objektivi. Futja apo jo në parlament është objektiv shumë i vogël, nëse do ishte ky do isha shumë i vogël, ne kemi disa objektiva dhe nëse nuk i realizojmë do marrë vendimin e duhur, objektivi ka të bëjë me grupin. Unë mund ta marr mandatin, por nuk realizohen objektivat e grupit, unë do e marr vendimin e duhur", tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haxhiu: 19/10/2020 22:17

    Sa politikan i zgjuar e i mprehte. Besoj se do kapi 1.2 % vora duke ia zbritur opozites ne favor te shumices qe e mban me buke.

    Përgjigju
  • bob: 19/10/2020 20:33

    Mund ta kishit vendosur ne kembe ne mes te studios me pak kashte rreth e rrotull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB