Patozi: Mjafton sinkronizimi e shpejtësia se si ndërkombëtarët uruan Ramën për të kuptuar situatën ku treshja Basha-Berisha-Meta ka çuar opozitën

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Pa kaluar disa nga betimi i Qeverisë së Re në Presidencë duke marrë kështu zyrtarisht detyrën, Kryeministrin Rama e kanë uruar menjëherë krerët e ambasadave më të rëndësishme në vend si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi.

Ky 'sinkronizim' ndërkombëtarësh për ta uruar Ramën, për politikanin Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindjes Demokratike, është një tregues i qartë se në ç'gjendje i kanë shkaktuar opozitës sot treshja Basha-Berisha-Meta.

"Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë. Dhe të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh më shumë se atëherë, kur u betua për herë të parë si shef i ekzekutivit të këtij vendi", ka shkruar Patozi.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento

Komente

  • Shkodran prej Puke: 18/09/2021 14:27

    Ta vune shkelmin te nxorren jashte si qen rrugesh qe edhe me particken qe krijove nuk nxorre asnje deputet tani leh ham ham ham o Patok.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Paqja juaj shpirtërore sjell reflektim...horoskopi për ditën e sotme