Patozi: Protestat e PD-së po shndërrohen në një 'Astir' të dytë, Perëndimi i mbylli dyert Bashës

Patozi: Protestat e PD-së po shndërrohen në një 'Astir' të dytë, Perëndimi i mbylli dyert Bashës

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi duke komentuar protestat e opozitës në cdo rast që ka senacë plenare të Kuvendit shprehet se po shëndërrohen në një 'Astir' të dytë (protesta e përnatshme e grupit të banorëve të Unazës së Re).  “Protesta e opozitës po shndërrohet në një protestë ‘Astiri’, pra të një grupi që ka një problem por që nuk afekton shoqërinë shqiptare”.

Por kush është problemi sipas Patozit? “Njerëzit nuk po e konceptojnë si një problem kombëtar, dhe kjo reflektohet edhe në numrat e të pranishmëve. Shoqëria po imunizohet dhe nuk përben lajm serioz fakti që çdo seancë parlamentare ka një proteste, dhe një herë në muaj një protestë më të madhe” tha ai për A2neës.

Basha sot nuk ndodhej në protestë, pasi po zhvillon një vizitë në Gjermani. Por Patozi ka një këshillë për liderin demokrat. “Nëse ka energji për të shpenzuar, më mire ta shpenzonte në Shqipëri, sepse çdo orvatje jashtë do të jetë një përpjekje e palavdishme. Basha nuk gjen asnjë derë të hapur në Perëndim, madje edhe po të shkonte në Korenë e Veriut do të kishte probleme. Uroj që ish shtëpia ime politike të zgjohet dhe të kuptojë që ka bërë gabim, por nuk shoh asnjë pendesë.

Por nuk mund të presësh reflektim kur vetëvritesh. Jam votues i të djathtës, midis atyre që dogjën mandatet dhe ata që u futën, unë votoj këta të dytët, edhe pse në kushte normale do të zgjidhja të tjerë” sepse “djegia e mandateve është akt lufte, e justifikuar vetëm me vendin në prag të luftës civile, gjë që nuk shikoj” përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/04/2019 10:35

    Në fakt Patosëria pjerdh vetem per veten, nuk ju hap barku për PD. Të gjithën kundra Lulzimes e ka se pse ai i dha fund patozërisë sê PD-së.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/04/2019 23:21

    Perendimi i ka hapur dyerz e haleve Bashes o Patos tas me kos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale