Patriotizmi imagjinar dhe “strehuesi” Fevzi… nuk të shpëtojn dot shoku Sali!

Patriotizmi imagjinar dhe “strehuesi” Fevzi… nuk të shpëtojn dot shoku Sali!

Blendi Fevziu dhe Sali Berisha

Në vitin 1775, rreth dy shekuj e gjysmë më parë, shkrimtari i njohur anglez, Samuel Johnson deklaronte se: “Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve”. Kjo natyrisht është një thënie etalon për të gjithë ata që e përdorin patriotizmin si atribut të tyre, aq më tepër kur nuk kanë tagrin, pushtetin apo fuqinë, për të qenë te tillë…!

Për dreq, ishte Blendi Fevziu që më kujtoi shkrimtarin anglez, kur nxitonte për të zbardhur “gjëmën” që e kishte gjetur Saliun, autorin e një mijë e një intrigave, nga vendimi i kryetarit të trimëruar të PD-së, që sikurse deklaroi ai vet ishte… krejtësisht personal.

Largimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, në fakt nuk ishte gjëmë, por një intrigë e mirë menduar për të shpëtuar SHQUP-in nga ajo që mund t’i vinte pas moslargimit të tij, që do trajtohej si sfidë ndaj SHBA dhe si një provë për tu akuzuar si bashkëpuntor në antiamerikanizmin qesharak të PD-së.

Ndaj i mërzituri Fevzi, gjeti kohën për të ngushëlluar sadopak turmat mjerane të rrugëhumburve pa Sali Berishën dhe ne na e nxorri dhe njëherë mallin për të dëgjuar humorin për të qarë të idhullit të tij! Mirëpo, vetë Berisha, i tronditur nga tradhëtia e Jagos së tij, nuk tha asgjë të re, veç atyre që thotë çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë… edhe kur bie në gjumë: Nuk jam non grata nga Amerika por nga Sorosi, një filantrop miliarder dhe bashkëpunëtori i tij Edi Rama, një politikan i “pa vlerë”.

Në të vërtet, bashkëpunëtorët dhe përfituesit e filantropit hungarezo-amerikan njihen shumë më përpara, që kur Edi Rama merrte rrugët e emigracionit dhe Gita, Abi, Luli dhe dhjetra të tjerë, që akoma vegjetojnë në PD, shkolloheshin, lëvdoheshin dhe krenoheshin me paratë e këtij “armiku” mik për kokë, ku i pari… ama i pari, në krye të radhës, është Sali Ram Berisha.

Në 25 janar të 2008, Sali Berisha në Davos të Zvicrës, në njoftimin zyrtarë të Kryeministrisë, Sorosin e konsideronte si mik të madh të shqiptarëve.

“Në vijim të takimeve, në Davos të Zvicrës, kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, George Soros, financier dhe filantrop i njohur botëror. Gjatë bisedës me George Soros, kryeministri Berisha u ndal në ecurinë e reformave në Shqipëri, si dhe bëri një panoramë të arritjeve në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, etj”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërkaq, në 6 Dhjetor të 2014, George Soros ka zhvilluar një vizitë në Tiranë. Gjatë kësaj vizite, Soros ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Mbetet mister se çfarë është diskutuar në atë takim, por të pranishëm kanë qenë deputetët Eduard Selami dhe Gerti Bogdani.

Emri i miliarderit Soros, herë pas here, del nga nëndheu i politikës shqiptare, ndërsa teoritë konspirative dhe aludimet e artikuluara në adresë të tij, janë të pafundme. Madje askush nuk jep asnjë rast të vetëm ndihme nga filantropi për të majtët apo politikanët e së majtës dhe ndryshe nga perceptimet e krijuara, rezulton se Shqipëria ka një peshë modeste në planet e Sorosit nga organizata e tij “Open Society Foundation” (OSF).

Mashtrimi më qesharak i përdorur nga pensionisti Sali Berisha, se Sorosi i famshëm… mik-armiku i tij, bashkë me Ramën paskan lobuar për shkëmbim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë dhe janë ndalur nga ai, kur ishte “askushi”, është vërtet një trillim, që mund ta përdor vetëm një pacient i psikiatrikut, që vuan nga sindromi i madhështisë.

Sipas tij, kjo hakmarrje e Soros, vjen pasi Berisha i ka prishur planet për ndarjen e Kosovës, ku planin e kishin hartuar së bashku Soros, Rama, Thaçi dhe Vuçiç.

“Është një hakmarrje e mirëfilltë e George Soros. I prisha shumë punë me veriun e Kosovës. Thaçi, Rama dhe Vuçiç kishin shkuar me harta dhe gënjenin, duke thënë se për këtë projekt ishin të gjithë dakord.”

Nuk mund të imagjinohet, se si një “ish” pa asnjë atribut dhe pushtet, të mund të ndaloi apo të prishi planet midis dy shteteve, edhe nëse ata janë të gabuara. Shkëmbimet e territoreve dhe ndryshimet e kufijve nuk janë lodra që luhen me dy lojtarë. Janë një sërë institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë tagrin për të dhënë apo jo miratimin dhe verdiktin ligjor.

Të dëgjosh përrallat e Berishës, që është anatemuar dhe dënuar, sepse nuk ka lejuar shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, të vijnë zorrët tek goja… jo të vjellësh por ta pështysh në surrat.

Intrigat e tij të përkrahura dhe publikuara dhe në media ku Fevziu i dëgjon me endje dhe sillet si i ftuar në studion e tij, duhet të zbërtheheshin me një pyetësorë të thjeshtë:

1- Kur i është kërkuar mendim Berishës nga europianët dhe amerikanët për këtë ide apo plan?

2- Përse është pyetur kur nuk kishte asnjë funksion, as atë të deputetit që ka sot (përkohësisht) dhe as të specialistit të çështjeve ndërkombëtare, kur ishte thjesht një pensionist si gjithë shokët e grupmoshës së tij… pa firmë dhe vulë?!

3- Çfarë e lidhte Sorosin me kufijtë e Kovosës dhe çfarë përfitonte ai?

4- Me çfarë të drejte Edi Rama mund të shkëmbente kufijt e një shteti tjetër?

5- Si e ndaloi Berisha këtë plan “diabolik”, me statuset e plakut digjital apo me imagjinatën e shfrenuar sikur ishte i ftuar në bisedime, që edhe ato nuk kanë ekzistuar kurrë?

Ka një radhë të pafund pyetjesh që patrioti imagjinar nuk mund tu përgjigjet, madje përsëri premtoi se do të shpëtonte Shqipërinë, në ditët më të zezë të karrierës së tij, kur nuk ka asnjë shans të shpëtoi as veten…

Megjithatë ai vazhdon mashtron, turfullon, çirret dhe do zbythet… kur të jap llogari për trimëritë dhe patriotizmin e tij të “dal boje”, si përralla e Gjergj Elez Alisë me nëntë plagë në trup.

Natyrisht që askush nuk e pyet dhe pak e besojnë, sepse për gënjeshtrat nuk ka përgjigje, por ama Berishës nuk mund t’ia heqim të drejtën e autorësisë dhe të pronësisë së saj… përderisa qëllimi e justifikon mjetin. Gënjeshtra vlen për të shpëtuar për momentin, nga çdo poshtërsi, por “zhguni” i petkut patriotik nuk vlen, kur ke mbi kurriz thesin e madh e të rëndë me akuza antikomb. Ndaj patriotizmi imagjinar dhe “strehuesi” Fevzi… nuk e shpëtojnë dot shokun Sali! (EKSkLUZIVE.AL)

er.k./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 11/09/2021 23:19

    Analize qe ske ca i heq e ca i shton. Nje detaj fare te vogel askush nuk e trajton: ore ky maskara Saliu nga mbiu? Nese paska qene qen bir qeni atehere te zotet kane qene dhe kane me keq! E kena fjalen per keto burokratet e DASH nga 1989 e ketej. Vecanerisht ate bajge Bejkerin qe beri fushate me Salen.

    Përgjigju
    • Janullatosi me mask shqiptare: 12/09/2021 11:16

      Bravo! E fillove komentin me nje dakortesi me analizen. (Zakonisht kjo behet me hapje te llojit "te gjithe jane njesoj", ose "i njohim krimet e Saliut", etj. Por kesaj radhe ti e bere ne menyre te bukur duke pretenduar dakortesi me artikullin!) Pra, si fillim e fitove besimin e lexuesit si gjoja person kunder Berishes. Pastaj e vazhdove komentin me nje sulm ndaj SHBA-ve, duke nenkuptuar se fajin per ngritjen e Berishes e ka Departamenti Amerikan i Shtetit "nga 1989 e ketej"! (Domethene SHBA-te, jo Partia e Punes e Ramiz Alise, i'a mundesoi Berishes kontrollin e PD-se kur ajo u themelua... Keshtu i bje qe SHBA-te ishin bashkepuntore me Partin e Punes, por kete detaj s'do e vene re shume lexues.) E zbatove shume bukur formulen tone, sic e zbatojn sa e sa prej miqve tane "analiste" ne studio televizive: pretendo se je asnjeanes me cfaredolloj metode te mundshme. Pasi ke fituar besimin, hidhu ne fazen e dyte: ne kete rast, sulmi ndaj SHBA-ve! Anti-amerikanizmi duhet ushqyr me cdo lloj metode te mundshme, ashtu sic duhet ushqyer edhe vrasja e shpreses per te ardhmen e Shqiperise dhe frymezimi ekstrem i emigrimit! Mbyte kete rrace te poshter turkoshqiptare me propagand te tille te maskuar, SIDOMOS NE PORTALET E LAJMEVE NE FACEBOOK! Efharisto!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!