Meta kërcënon Bashën: Opozita merr mbi 90 mandate, mos guxo se s'të lë unë t'i shesësh! Komisionerët vlonjatë të japin jetën për mbrojtjen e votës

“Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Nëse do t'i shesë është punë për të, mos guxo se s'të lë unë. Por ta dijë se do të ngrej popullin edhe përballë saj”.

I veshur me këmishë ngjyrë "mavi", e cila është bashkim i blusë me të kuqen, nga një konferencë e jashtëzakonshme, i shqetësuar, kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të drejtëpërdrejtë për opozitën, duke thënë se ajo do të marrë sipas tij 90 mandate në zgjedhje dhe askush të mos guxojë ti shesë.

Fitoren e mundshme të Partisë Socialistë, Meta paralajmëroi se nuk do ta njohë, por do ta shohë si shitje të mandateve të opozitës tek Rama, deklaratë kjo që tregon se presidenti e mendon mundësinë që kreu i PD Lulzim Basha edhe mund ta pranojë ftesën e kryeministrit për bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Më 25 prill Meta tha se do të jetë në Vlorë në numërimin e votave dhe se do të ketë në vëzhgim komisionarët e opozitës, të cilët sipas tij janë të gatshëm të japin jetën për të mbrojtur votën, ndërsa kërcënoi me një miting si në 2 mars.

Teksa e konsideroi krim publikimin e të dhënave dhe akuzoi qeverinë si përgjegjëse, Meta u bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të hetojnë sipas tij këtë aferë.  Kreu i Shtetit tha se po shantazhohen qytetarët për të votuar qeverinë, ose ata që janë mbeshtetes te PD dhe LSI te mos votojnë.

Meta iu referua sërish letrës së politikanes gjermane, Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku ngre disa pyetje lidhur me publikimin e të dhënave të votuesve shqiptarë. Kreu i Shtetit lexoi pyetjet që politikani gjermane i ka drejtuar Ramës, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët që nga dita e sotme deri më 26 prill ta ndjekin në “Facebook”.

Pjesë nga fjala e Metës ku ngre dhe disa pyetje lidhur me përdorimin e të dhënave: 

Çdo shqiptar i ndershëm do jetë në krye të detyrës, çdolloj detyre, mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës është vetëmbrojtja e atdheut. Tani pyetjet shtesë pë SPAK, për ta ndihmuar

1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku rruhet, kur u popullua me të dhëna në PS?

2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qyettarëev që ia kanë dorëzuar shtetit në El-Albania

3. A kemi harxhuar ne si shteti milion euro për tendera, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacënuar? Ndërkohë që vijojmë të harxhojmë për këto sisteme, mirëmbajtjen e tyre?

4. Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit, muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete bizensi, janë detyruar pranë QKB dhe KASH, të dorëzojnë të dhënat. Lindin Pyetjet

Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave? Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes së të dhënave.

5.Unë personalisht, Ilir Meta, President, nuk kam deklaruar ndonjëherë, apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave, përqëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes së PS. Kur e keni kryer për Presidentin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?

6. Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër, me çtë drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja, vetëlindja, kodi i banesës, nr. telefoni, vetëpunësim. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve.

7. Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dhunuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do vootjnë për Rilindjen.

8.Si diskriminon nga përkatësia etnike, raca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skandaloze.

9.Kush do mbajë përgjegjësi nëse përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare. Ju dhashë prova si u bë në Maqedoni, u pranua nga autoritetet, me qytetarë në Bashkinë e Korçës e Pustecit, madje dhe nga Dibra, e mund të ketë ndodhur në shumë Bashki.

10.A e mendon ti se me këtë që ke bërë i ke hapur derën krimit kibernetik dhe vjedhjes së idneteteve.

11. A mendon se duke nxjerrë të dhënat e njeëzve të drejtësisë, janë të ngarkuar me ruajtjen e sigurisë, i ke nxjerrë lakuriq, si në plazhet e botës, përballë krimit të organizuar, vendas e ndërkombëtar, dhe vendeve joarmiqësore sidomos tani në prag të zgjedhjeve. I kërkoj SPAK të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga kryeministri në detyrë Rama, dhe drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
'Mbrëmë u zbulua kush ishte patronazhisti i kryeministrit tonë’, Meta: Ditën e zgjedhjeve do jem në Vlorë, komisionarët e opozitës të gatshëm të japin jetën

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe publikimit të të dhënave të qytetarëve. Meta e cilësoi si krim publikimin e të dhënave dhe i bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të hetojnë këtë sipas tij aferë. Ai tha se më 25 prill do të jetë në Vlorë, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave. Ndërkaq e konsideroi Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç patronazhist te Edi Ramës.

“Vlora do ia bëj fora, do të jem atje në numërimin e votave dhe do kem në vëzhgim komisionarët e opozitës, janë të gatshëm të japin jetën. Kudo në gjithë Shqipërinë. Larg duart nga zgjedhjet, jeta intime e qytetarëve shqiptarë, është prekur ai, kur i kanë dalë fotografitë që ka regjistruar vetë, unë i kam dalë në krahë. Por patronazhsitët të dalin atje se me ca dalin politikanët, gjyqtarët, kjo nuk shkon. Do të këtë fakte se si merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të caktuar të opzoitës, për të bërë gjasme opozitë.

Nuk ka më pengmarrje për Shqipërinë. Marshimi i 2 marsit më 25 prill, do të jetë atje. Do të kemi zhvillime. Mosveprimi në kohë i Prokurorisë i ngarkon me përgjegjësi të rëndë E dimë se ca ndodhi nga zvarritja e hetimeve që kanë mbajtur peng Shqipërinë, është skandaloze nëse drejtësia nuk vepron. Shpresoj të veprojë dhe do të kemi konferenca shtypi çdo dy tre orë. I themi qytetarëve që për faktet, jo për fjalët. Mbrëmë u zbulua kush ishte patronazhisti i kryeministrit tonë, se është çmendur Ilir Meta se sheh armiq kudo.

Po Shqipëria do të ketë armiq, sepse jemi vend i mrekullueshëm, është një Zvicër me det dhe Referendumi do e bëjë vërtetë një Zvicër me det. 10 mijë të punësuar të rinj në administratë vitin e fundit. Të dashur sipërmarrës, sa prej jush kanë humbur vendin e punës në një vit? Pa frikë shkon 100 mijë. Si shpjegohet që gati 100 mijë shqiptarë kanë mbyllur vendin e punës dhe në administratë janë shtuar 10 mijë, shumica e tyre janë fuksat e rehabilituar aty. Mirë që na survejojnë dhe spiunojnë, por duhet t’i mbajmë me rrogë”, tha Meta.

 

Ora 13:24
Meta kërcënon Bashën: Opozita merr mbi 90 mandate, mos guxo t'i shesësh

Presidenti Ilir Meta ka dërguar mesazhe të qarta në drejtim të Lulzim Bashës, i cili shprehet se të mos guxojë të shes mandatet, ndërsa thotë se opozita merr mbi 90 mandate

"Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Nëse do t'i shesë është punë për të. Do i drejtohem të gjithë popullit shqiptar. Do jem në Vlorë në numërimin e votave. komisionarët të japin jetën për mbrojtjen e votës së vlonjatëve", tha Meta.

Ora 13:23
Meta: Keni përdorur të dhënat e mia, s’i kam deklaruar askund! Ndaj të pyes ty Rama, me ç'të drejtë i ke marrë

 

Kreu i shtetit Ilir Meta duke folur në lidhje me patronazhistët tha se ai nuk ka deklaruar askund që ti përdoren të dhënat e tij por një gjë e tillë ka ndodhur.

“Skam administruar apo deklaruar askund për përdorimin e të dhënave të mia. Kur këtë veprim e keni kryer për mua çfarë u keni bërë të gjithë qytetarëve me të dhënat. Ndaj të pyes ty Rama si kryeministër me çtë drejtë i ke marrë të dhënat e qytetarëve duke nisur nga numri i identifikimit e me çfarë guxhimi keni vendosur epitete…”, tha Meta.

Ora 13:17
Meta: Patronazhistët janë futur në jetën private, po rrezikojnë votën e lirë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve

Presidenti ilir Meta ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë patronazhistët që po dhunojnë të dhënat personale me urdhër të Ramës, të cilin e quan  kryeministër në detyrë dhe se kjo po cenon votën e lirë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve.

"Nga kryeministri në detyrë Edi Rama dhe drejtuesit të agjencisë kombëtare të sigurisë së informacionit, iu drejtohem prokurorëve, duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj dhe që ju survejojnë, të zbardhet e gjithë e vërtet, pasi të dhënat personale dhe jeta private , të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në një rrezik madhor dhe vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve", tha Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 19/04/2021 21:10

    Kush je ti o like injoranti e kokemadhi qe ndersen popullin per lufte civile. Po ti paske rrjedhur fare per te mbrojtur ato qe ke vjedhur. Vendin ne biruce e ke tu, mona surrat kali, salqeni, lulka familjet tuaja e te tjere qe ju lepijne b...en, o jashteqitje e ketij vendi

    Përgjigju
  • O tej: 19/04/2021 18:53

    Ka pjerdh nga trute Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Mondi: 19/04/2021 18:17

    Vlonjatet japin jeten per femijet e tyre jo per pushtetin tend o pleher. Cpate ti zogu I xhaxhit me vlonjatet ik se ty vetem tedi te qi ate baxhellen tende do ta cojme te lagjia e jevgjve qe te bej ndonje origji

    Përgjigju
  • Vlora: 19/04/2021 17:50

    Edhe kjo jave i mbeti ketij iku ky vajti per lessh

    Përgjigju
  • Toni: 19/04/2021 17:31

    O rrotë trapi presidenciale,e paske gjetur alibinë për humbjen e opozitës në zgjedhje,qënka “patronazhimi i zgjedhësve”! Me pak fjalë tu mbushësh mëndjen votuesve me fjalë është e paligjshme,ndërsa ti paguash me lekët e PD-LSI-së quhet normale! YYYY.....! Sa të madhe e ke kokën,po aq të vogël e ke trurin...

    Përgjigju
  • robi: 19/04/2021 17:28

    Po jane lristat naziskine te haremit te Jales qe japin jeten per Agush Habib Burgiben e lajthitur

    Përgjigju
  • zgjedhesi i thjeshte: 19/04/2021 16:36

    Meta sikur na dhe porosi te kishim nje jave parazgjedhore te qete. Se nuk e ze gjumi kete te pashprese duhet ta degjojme akoma broçkulla...Trego se me ke je ne ate foton te Gjiri i Lalzet, tek foleja e krimit e leri idiotesite se nuk te pine me uje. Turp te kesh ti dhe ata qe te vine akoma nga mbrapa. Nuk e ndalni dot me Shqiperine qe eshte ne rrugen e duhur. Pergjigjen do e marresh me vote e vetem me vote.

    Përgjigju
  • Agush nga cepani me lesh dhije: 19/04/2021 16:34

    Opozite 9 dhjet mandate.po nuk te doli merr 1 qinte 2.

    Përgjigju
  • Dashnori Mones: 19/04/2021 16:13

    O pemthym,o palo presilesh. O qenef njeri. O pijanec. Ti duhesh zhdukur si njeri se ti dhe rraca jote po mbani peng vendin e doni vetem kaos

    Përgjigju
  • tosi: 19/04/2021 16:10

    Po pse ka budallenj sot qe japin jeten per Nafije dybekun turikalin e leshelise qe e ka marre rrugen e mutit

    Përgjigju
    • Likjaaaa: 19/04/2021 20:16

      Qeni që leh nuk te kafshon. Tani do ikesh per lesh me 25 o zagar

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet