Pavarësia, poezia e Petro
Markos për Ismail Qemalin

Pavarësia, poezia e Petro <br />Markos për Ismail Qemalin
TIRANE – Mes krijimtarisë letrare të Petro Markos gjendet edhe një poezi kushtuar Ismail Qemalit. Një poezi e cila është botuar për herë të parë në vitin 1932, me rastin e 20 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në faqet e “Ora”.

Më pas poezia e Petro Markos është ribotuar edhe një herë tjetër, 30 vjet më vonë, me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë, në vitin 1962, në “Vlora Vlora!”, Almanak Letrar Nr. 4. Nga kjo e fundit është marrë edhe kjo faksimile që shikoni në fund të faqes.

Në këtë 100 vjetor, ne të Shqiptarja.com do të dëshironim të vazhdonim këtë traditë, ndaj dhe risjellim këtu poezinë e Petro Markos, me dëshirën që ajo të kthehet gati në një himn përvjetoresh të pavarësisë shqiptare.

ISMAIL QEMALIT
(Sonet)

FATOS, burimi që çele po shtohet,
Dhe nuk do shterret jo, bota t’humbasë!
Sa zëri i qiellit – fundi! – të bërtasë
-Drita e djellit mbi dhe të pushohet!-

Vepra e jote, përdita ndriçohet!
Po ti o Burrë, na ike pa gas,
Na le përjetë, po ti le pas
Lirinë, Lirinë që Kombi lëvdohet.

Heshtur ti prehesh mestuar në varr,
Dhe shqipja e lirë flutron si e marrë,
Vërtitet nga brigjet në fush’ e në mal,

Zëmrat shqiptare përvlohen si zjarr!
Pa digjet dhe Vlora, djepi ku u shpall
Idea jot’ e shënjt’ o Ismail Qemal!

“Ora” 1932

poezia petro markos per islamil qemalin

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit