Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërtimi i hidrocentraleve vazhdon në Parkun Kombëtar të Valbonës

Tingujt e ndërtimeve të jashtëligjshme zhurmojnë në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës ndërsa makineritë punojnë intensivisht në hidrocentralet që do të degradojnë më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare. 

Në korrik të këtij viti, pas luftës së gjatë ligjore nga banorët e Luginës së Valbonës, Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë të gjitha punimet ne hidrocentralet e sipër përmendura. Sipas vendimit, pezullimi i punimeve do të mbetet i vlefshëm derisa Gjykata të vendosë nëse ndërtimi i hidrocentraleve është bërë në përputhje me ligjin. Gjykata përkatëse ende nuk ka marrë një vendim, duke e bërë të paligjshëm ndërtimin aktual të hidrocentraleve brenda Parkut Kombëtar.

 "Fatkeqësisht, nuk është për t'u habitur që investitori po injoron plotësisht vendimin e gjykatës. Siç mund të dëshmojnë banorët në zonë, veprimtaritë e jashtëligjshme kanë vazhduar prej kohësh. Vlen gjithashtu të rikujtohet se këto projekte nuk ishin transparente që nga fillimi, pa dëgjesa dhe konsultime të duhura publike. Për më tepër, u falsifikuan nënshkrimet e njerëzve duke prishur procedurën ekzistuese për të mbrojtur interesat kombëtare dhe publike. Besimi i njerëzve në sundimin e ligjit në Shqipëri është në rrezik kur investitorët shpërfillin vendimin e Gjykatës së Lartë sikur ligji të mos ishte i zbatueshëm për ta ”, thotë Rea Nepravishta nga WWF Adria.

“Është vërtetuar pa asnjë dyshim se projektet e vogla hidroenergjetike shkaktojnë dëme joproporcionale në krahasim me energjinë elektrike që prodhojnë. Shqipëria është tepër e varur nga hidrocentralet si burimi kryesor i energjisë dhe qeveria duhet të shikojë drejt burimeve të tjera të qëndrueshme dhe të rinovueshme të energjisë, veçanërisht ato diellore ”, përfundon ajo. 

A do të reagojnë autoritetet kompetente? Sa kohë u duhet komuniteteve lokale të vuajnë akoma nga veprimtaritë e jashtëligjshme dhe uzurpimi i natyrës? WWF Adria u bën thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të ndalojnë të gjitha punimet e paligjshme në Parkun Kombëtar. Vendi duhet të shikojë drejt zgjidhjeve më të qëndrueshme, miqësore me natyrën në lidhje me kërkesat për energji, duke vënë nevojat e natyrës dhe njerëzve në radhë të parë./ Marrë nga faqa WWF Adria, misioni i së cilës është të krijojë një botë ku njerëzit dhe natyra jetojnë në harmoni.

I.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 13/10/2021 18:27

    Keto HEC duhet ndaluar me urgjence - zero diskutim zero tolerance.

    Përgjigju
  • Iris: 13/10/2021 00:36

    Sigurisht qe do te vazhdojne.Kur nuk ishin ne gjendje te vinin nje gjobe kompanive te miellit(tregetia,ind.e lehte),mendoni se kane per t'i vene HEC?!Forca e shtetit aty eshte inekzistente.Rasti i mesiperm ngjan me rastin e H.Ford.Ford ishte futur ne nje beteje legale per te drejten e prodhimit te Modelit-T(ishte koha e monopoleve atehere).Pa hyre ne hollesi te gjyqit,pasi nuk ia vlen,po tregoj se Fordi ndyshe nga shume te tjere,qe pezullonin prodhimin,nuk e nderprehu dhe ne fund fitoi gjyqin,sepse ishte koha kur shteti filloi te forcohej.Edhe keta te njejten metode po perdorin,duan t'a bejne HEC,fakt te kryer kur te dale vendimi i fundit,e si rrjedhim nuk prishet dot dhe do te marrin nje O.K.,packa se ambienti prishet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Rusia kërkon garanci për moszgjerimin e NATO-s në lindje