Pazari karakteristik në Gjirokastër del nga 'karantina', në pritje të turistëve

Jeta në Pazarin Karakteristik të Gjirokastër ka rifilluar. Dyqanet, bar-kafete dhe restorantet kanë çelur aktivitetin pas 2 muaj e gjysmë ndërprerje, por lëvizja e qytetarëve në rrugët e kalldrëmta është e pakët.

Bizneset që operojnë në këtë pazar nuk shohin dritë jeshile derisa të hapen kufijtë dhe të mbërrijnë turistët e huaj.

 “ Shpresoj që të fillojmë të rimëkëmbemi nga pak. Shpresojmë që të vijnë të huaj, se biznesi jonë varet nga të huajt”, shprehet Eljon Hoxha pronar lokali.

Po kështu, Maksim Hoxha kreu i Odes Ekonomike Rajonale thotë se zona e Pazarit Karakteristik do të gjallërohet gjatë verës kur të mbërrijnë turistët.

 “Duke bërë krahasimet me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë që flasim janë edhe mbi 60%. Të shikojmë edhe të shpresojmë pasi prirjet pak a shumë dihen. Po flasim që jemi të mbyllur edhe nga jashtë”, tha Hoxha.

Nga ana e tij Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror po sensibilizon subjektet private ne Pazarin Karakteristik qe te jene te kujdesshëm në zbatimin e protokollit anti-covid.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 23/05/2020 00:04

    BENI NJE parking te madh me kate si I kane jashte,,,ne te hyre te gjirokastres,,qe njerezit te lene makinate aty dhe te ecin ne kembe ne zonen turistike...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët