P/Buxheti 2020: Bashkitë që marrin më shumë dhe më pak fonde (Lista)

Tirana do të përfitojë edhe vitin e ardhshëm fondin më të madh, si transfertë e pakushtëzuar prej Buxhetit të Shtetit, nga 61 bashkitë e vendit. Në Projektbuxhetin 2020 parashikohet që në favor të Tiranës të kalojnë 3.6 miliardë lekë, nga 3.5 miliardë që është fondi i sivjetëm. Rritja është në masën 12%.

Ndërkohë, nga bashkitë e tjera të mëdha, Shkodrës i rriten fondet në masën 4 për qind, duke kaluar nga 984 milionë, në 1.02 miliardë lekë; Durrësi ka rritje 3 për qind dhe Elbasani 1 për qind.

Në total, shifra që do të japë buxheti për bashkitë rritet me 2%, duke kaluar nag 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Janë vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë që do të marrin më pak fonde nga buxheti më 2020. Ndërsa të gjithë bashkitë e tjera rezultojnë me rritje fondesh

Buxheti vendor i vitit 2020, parashikohet të jetë rreth 11.2 për qind më i lartë se ai i vitit 2019, ose në nivelin prej 3.2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2015, buxheti vendor për vitin 2020 paraqitet me një rritje të ndjeshme, me rreth 62 për qind

(Kliko këtu për të lexuar listën e plotë të bashkive përfituese të fondeve).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës