PD: 1 maskë mbrojtëse për mjekët blihet 3 herë më shtrenjtë! Heshtja e qeverisë është pranim i vjedhjes

PD: 1 maskë mbrojtëse për mjekët blihet 3 herë më shtrenjtë! Heshtja e qeverisë është pranim i vjedhjes

Ish deputetja e PD-së, Oriola Pampuri vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me pajisjes dhe mjetet për mbrojtjen anti-covid për bluzat e bardha duke thënë se ato blihen tre herë më shtrenjtë nga normalja dhe se klanet e qeverisë janë duke u pasuruar në kurriz të shqiptarëve.

Pampuri akuzon se klanet brenda qeverisë po luftojnë njëri-tjetrin se kush do të gllabërojë tenderin e radhës dhe kanë vendosur për të blerë pajisje anticovid me vlerë 3 herë më të lartë, duke skulifikuar ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion euro.  

PD prej disa ditësh vijon denoncimin e saj për tenderin e blerjes së pajisjeve anti-covid, ndërsa heshtjen e qeverisë e cilëson si pranim të vjedhjes dhe abuzimit të kryer.

"Sot mijëra e mijëra prej jush jetoni në vështirësi ekonomike, në luftë për mbijetesë, të papunë, me pak të ardhura. Shumë prej jush po përballeni edhe me vështirësitë për të marrë ilaçet anti covid. Të tjerë enden oborreve të spitaleve covid, duke pritur me orë të tëra në autoambulanca me shpresën që do të lirohet një shtrat.Spitale me kapacitete drejt ezaurimit, ende asnjë masë për të hapur pavionet covid në spitalet rajonalë e për të siguruar stafin e trajnuar apo aparaturat e domosdoshme. Por ky realitet i vështirë, jeta dhe shëndeti i qytetarëve nuk janë prioriteti i parë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Kryeministri dhe qeveria në ikje kanë si shqetësim kryesor përfitimin, pasurimin në kurriz të shqiptarëve të një grushti njerëzish. Klanet brenda qeverisë po luftojnë njëri-tjetrin se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Në kohë pandemie, kur vëmendja e gjithë botës është tek shëndeti i qytetarëve, në Shqipëri vëmendja është se në ç’mënyrë qeveria do ta shfrytëzojë pandeminë për të përfituar nga tenderi i radhës.Prej dy ditësh ne kemi bërë publik një rast flagrant të abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve në emër të pandemisë, por qeveria vazhdon të heshtë.Kanë blerë pajisje anticovid me vlerë 3 herë më të lartë, duke skulifikuar ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion euro. 1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë. Një palë çizme plastike blihen me trefishin e çmimit, sepse qeveria në ikje e Edi Ramës është e babëzitur për të zhvatur deri tek mjetet që mbrojnë mjekët dhe stafin shëndetësor. Me 3 milionë euro, e cila ishte edhe oferta më e lartë, mund të ishin blerë pajisje mbrojtëse te paktën edhe për 3 spitale të tjerë rajonalë dhe njerëzit e sëmurë nuk kishin pse prisnin ambulancave për një shtrat.  Çfarë duhet të bëjnë njerëzit që qeveria të reagojë dhe të ndalë dorën e hajdutërisë në këtë situatë të rëndë?! Çfarë ka më skandaloze sesa kaq, që qeveria injoron qytetarët e saj dhe nuk u thotë pse 1 maskë mbrojtëse për mjekët blihet 3 herë më shtrenjtë?Heshtja e qeverisë, heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë, heshtja e Edi Ramës që kontrollon gjithçka do të thotë se ata kanë dijeni, e pranojnë dhe e nxisin vjedhjen e shqiptarëve edhe në këtë kohë të vështirë.Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet. Qytetarët nuk janë për t’u injoruar dhe për t’u trajtuar me përbuzje!Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 Prill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre", tha Pampuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/12/2020 02:31

    Shqiperia po prodhon e po eksporton materiale spitalore.Nese te pakten veshjet e maskat do bliheshin nga firmat vendase, nuk duhet te kushtojne shume shtrenjte,apo jo?!

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/12/2020 18:58

    Pampersa per Pampuret Bashet Berishet....& CO

    Përgjigju
  • Qytetari: 01/12/2020 17:42

    O pampersi i Pleqve a e din ti se kush eshte Ariola Pampuri qe ben sikur Bilbilos merre vesh Ariola Pampuri ka Tezen e vet PPP Vil Manushin Miljarderen Le te dali te thote qe se kam gje Pse nuk shkruan per kete Biznesmene qe merr miliona $ nga Tenderat e Rilindjes

    Përgjigju
  • Olaola: 01/12/2020 16:41

    Po ca thu mi...para ca ditesh ju ulerinit se ska mjete mbrojtese per mjeket, tani qenkan tenderat njeri pas tjetri. Jeni bere shkruar qesharakes. Mbani ndonje shenim ca thoni dite per dite se qe njerezit ju degjojne dhe ju shohin nuk po e kuptoni dot

    Përgjigju
    • Arbëri: 01/12/2020 16:50

      Ato që mbrojnë 100% janë më shtrenjt, kurse ato të lirat janë asgjë (Falco) !

  • PAMPERSI PLEQVE: 01/12/2020 16:34

    O pampersi i azilit të pleqve prap dole ti o indjane duke lef o paçavure. Po na trego içik o pampersi pleqve si u bo bureci jot i pasur. Apo dihet duke vjedh e mashtru ktë tregoju ti Shqiptarve burecin tat. Po kto pralla që thua ktu në medja s'shkojn po ke fakte shko në prokurori o pampers pleqsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme