PD akuza qeverisë: Klanet në qeveri luftë për tendera, pajisjet anti-covid u blenë 3 herë më shtrenjtë

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka akuzuar qeverinë duke thënë se klanet brenda saj po luftojnë njëra-tjetrën për tenderin e radhës. Ish-deputetja thotë se në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë mjete mbrojtëse anti-covid, vlera e të cilave nuk shkon më shumë se 1.5 milionë euro.

Pampuri hedh akuza se në garë ishin 12 kompani, por që qeveria i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta duke lejuar që të fitojë një kompani që ofroi çmimin  3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara.

"Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnë për të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnë për bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës. Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes së pushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban në hije. Kur qytetarët vuajnë në dyert e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë. Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë disa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro. Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër të qeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më të lartë se ofertat e skualifikuara. Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrë arbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin që ofron më shumë para për xhepin e tij. Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohë pandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid. Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar në çdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie. Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj të vogël, duhet ta keni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi. Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 prill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!", tha Pampuri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O debile: 29/11/2020 17:29

    Shko e bej cicin andej nga SHQUPI

    Përgjigju
  • tani: 29/11/2020 15:31

    Boll,boll me.Asgje nuk fitohet me rrena,mashtrimi.intrigime e skenarime tip "babale".Asnje opozite sa do e paafte apo e afte ne bote nuk ben opozite me fatkeqesit e popullit e hora apo grup horash apo parti horash.Kaq te paftyre jeni?

    Përgjigju
  • sifi: 29/11/2020 14:58

    Nuk mjafton te deklarish nje abuzim por te besh padi ne prokurori.Ky eshte shteti ligjor dhe jo fjale koti

    Përgjigju
  • analisti: 29/11/2020 14:08

    I pari ne tender kishte kuotuar me pak se 1 milion euro. Po ne fakt e fitoi Taulant Balla me 3 milion. Bjerini me top o rilindas shtoni vilat dhe cantat hermes te grave dhe dashnoreve

    Përgjigju
  • INDJANJA PAMPERSI: 29/11/2020 14:03

    KJO PAMPERSI PLEQVE INDJANJA NGA INDIA PO NA TREGON PRALLA ME MBRETIN SALMUT QË SHWIPRIN E BËRI HALE. E KJO GRUAJA E HAJDUTIT NEVE PO NA TREGON QË SALMUTIN PRAP NË KRYE TA VËM E SHWIPRIN NË HALE TA VËM. PTY RAC PISE.N

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës