PD: Atentat kryetarit të Këshillit Bashkiak Durrës! Dyrmishi: Ngjarja nuk ka lidhje me mua, makina është e shoferit

DURRËS- Kryetari i PD në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se ditën e djeshme janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri Drejtori i Pergjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Ani Dyrmishi. Vetë Ani Dyrmishi ka pranuar se ngjarja ka ndodhur, por ka deklaruar se nuk ka lidhje me të.

"Te nderuar gazetare, ditën e Hënë duke u gdhire e Martë, ne qender te Durresit ne lagjen nr 4, si pasoje e perplasjes te bandave te rilindjes goditet me arme Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Ani Dyrmishi. Drejtori i policisë i qarkut Durres, rilindasi Lorenc Shehu, i ardhur jo per te vendosur rendin ne qytet, por per te negociuar sherret e bandave te PS, e ka fshehur ngjarjen", shkruan Xhaferri.

Dyrmishi është shprehur se makina e cila është qëlluar është e shoferit të tij dhe se ka hipur vetëm disa herë në atë makinë ka hipur vetëm disa herë si pasagjer.

Ndërsa Policia e Durrësit njoftoi dje se në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip "Volswagen", i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, duke mos dhënë të dhëna nëse ngjarja mund të ketë lidhje me Dyrmishin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leo kadrimi: 17/10/2019 14:27

    po normal ta heqin legenin se nuk perfaqeson partine socialiste ne durres ky i paftyre

    Përgjigju
  • Biu: 16/10/2019 19:02

    Mendoj se è kane pasur me ty Ani se nuk do kesh paguar dozat e kokaines. Ordiner

    Përgjigju
    • Ali: 16/10/2019 21:46

      Po normale qe ska lek se tani eshte drejtor hekurudhash dhe mo lek , nuk eshte me drejtor hipoteke qe kishte leke me thase . Dhe prandaj si paguan dot dozat. Legen burre

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen