PD braktis mbledhjen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, PS pro projektligjeve të ‘Open Balkan’

Opozita braktisi mbledhjen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kur PS nisi diskutimin për dy projektligjet të marrëveshjes për shërbimin veterinar të nënshkruar mes vendeve të nismës ‘Open Balkan’.

“Po kalon me ngut kjo marrëveshje, pa afat kohor. E para ka rrisk sepse sjell liberalizim i tejskajshëm dhe e dyta hap traun duke sjell me shpejtësi të madhe produktet nga jashtë .Ky është shqetësim, pse s’kanë kaluar as grupet e interesit”, tha Mziu.

Më herët, Ministrja e bujqësisë, Frida Krifca, e cilësoi marrëveshjen të rëndësishme në lehtësimin e procedurave doganore duke i hapur rrugën eksportit.

 “I dedikuar që të mos presin në doganë. Me këto marrëveshje kemi 0 risk të shtuar, pasi nëpërmjet kësaj, certifikatat dërgohen mes institucioneve dhe kështu ne shmangin rrezikun dhe fitojmë kohë”, ka thënë Krifca.

Pavarësisht që opozita u largua nga salla maxhoranca me shumicë votash miratoi nen për nen të dy projekligjet. Marrëveshja parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë, ku certifikatat do të dërgohen direkt mes  institucioneve.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet