PD del kundër Metës (dhe i kujton Hitlerin): Nuk do t'i digjnim ne institucionet, do ta bënte Rama

PD del kundër Metës (dhe i kujton Hitlerin): Nuk do t'i digjnim ne institucionet, do ta bënte Rama

Partia Demokratike është distancuar nga deklarata e presidentit Meta sot në Komisionin Hetimor ku tha se dekreti për të anuluar 30 qershorin erdhi për shkak se kishte marrë informacione nga institucione të rëndësishme të sigurisë, se në protestën antiqeveritare të opozitës më 8 qershor do të digjej Kuvendi.

PD ka dalë kundër Metës duke thënë se ata nuk kishin  ndërmend ta bënin një gjë të tillë, por sipas pretendimeve të tyre ishte kryeministri Rama që do të thurte skenare dhune për ta lënë fajin më pas tek opozita.

Me anë të Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, PD thotë se Komisioni Hetimor për Metën është një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë.

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit.Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës.Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut.Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare” tha Gazmend Bardhi. 

Nga ana tjetër Presidenti Meta përballë Komisionit Hetimor ka deklaruar se dokumentet që ai kishte për skenaret e dhunës nga opozita t'ia vë në dispozicion edhe deputetëve anëtarë të komisionit parlamentar. Kujtojmë që në protestat e zhvilluara nga opozita pak kohë para zgjedhjeve u ushtrua shumë dhunë, ku nuk munguan bombolat molotov, kapsollë, shashka e shtyrje të policisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 10/09/2019 16:38

    Meta e tha qe nuk mund te lejoja te ndodhte nje Rajshtag ne Shqiperi. Dmth qe sipas Metes do e digjte Rama kuvendin. Juve te PD pse ju djeg?! Hahhaha.. Apo e paskeni patur vertete ndermend. Ah juve bini me kembet e juaja por c’te bej populli shkrete, te heqe Ramen e te vini juve..?!

    Përgjigju
  • E papare: 09/09/2019 22:39

    Rama do digjte institucjonet qe drejton vet, ne nje shtet pa opozite? Sikur s del llogaria me kte llogjiken tende o trim.

    Përgjigju
  • ERP: 09/09/2019 21:18

    Ku i gjejne keto fytyra te urryera!!!

    Përgjigju
  • Tini: 09/09/2019 16:59

    Mbajeni me shendet Gaz Bardhi, se deklarata e Metes do ju coi per ndjekje penale per terririzem ndaj kuvendit te Shqiperise .Spaku duhet te nise padi penale per terrorizem ndaj kuvendit ,me deshtmitar kryesor presidentin e Republikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik