Opozita akuzon Ministrinë e Arsimit: Pa strategji për rinisjen e shkollave, koha nuk pret

Opozita akuzon Ministrinë e Arsimit: Pa strategji për rinisjen e shkollave, koha nuk pret

Opozita e Bashkuar ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se është e papërgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilat do të hapen me 14 shtator.

Sipas tyre, Ministria nuk ka një strategji konkrete për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik. Për Partinë Demokratike ka reaguar ish deputeti Luçiano Boçi, i cili thotë se Ministria e Arsimit po bën pushime në vend që të ngrejë grupin e punës me specialistë për të hartuar strategji konkrete. Boçi shkruan në rrjetet sociale se problemet e akumuluara për arsimin janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.

"Ndërsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bankat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.

Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur. Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj", shkruan Boçi.

Ndërkohë që ka reaguar edhe ish deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, e cila i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit disa pyetje të drejtpërdrejta, të cilat i referohen masave për fillimin e vitit shkollor në një kohë pandemie. Mehmetaj ka kërkuar gjithashtu edhe një  një plan masash që të lehtësojë shpenzimet e familjeve në këtë fillim viti të ri akademik, kur dihet tashmë se ekonomia ka rënë ndjeshëm.

"Pse ende sot, një muaj përpara fillimit të shkollës, ende nuk dihet si do të zhvillohet mësimi?
A do të kthehen nxënësit në auditore?
Nëse po, çfarë masash janë marrë për të siguruar kushtet e duhura të distancimit dhe higjenës në mënyrë që shkollat të mos kthehen në vatra infektimi?
A do të zhvillohet mësimi online?
Nëse po: A është siguruar ministria se çdo nxënës pavarësisht se ku banon apo çfarë kushtet sociale dhe ekonomike ka do të mund ta aksesojë mësimin online?
A do vazhdojë të quhet mësim online shpërndarja e detyrave nga Ëhats App dhe Facebook?
Duke qenë se prindërit janë kthyer në punë, kush do të kujdeset për fëmijët dhe kush do i asistojë ata për mësimet?
A është standartizuar e certifikuar kurrikula online, apo mësuesit do të improvizojnë sipas rastit?
A janë bërë gati programet specifike që përdoren për mësimdhënie e mësimnxënie online?
Si do të jetë sistemi i vlerësimit të dijeve të marra?
Po maturantët e këtij viti a do të përballen sërish me gafat dashakeqe me të cilat u përballën maturantët që sapo mbyllën vitin akademik?

Nëse nxënësit kthehen në klasa e situata me COVID-19 përshkallëzon, a ka ministria një skenar?

Po nëse çdo gjë kthehet në normalitet, si do rikuperohen dijet e mangëta nga viti që lam pas?

Kur do të pajisen nxënësit me librat shkollorë?
A ka një plan masash që të lehtësojë shpenzimet e familjeve në këtë fillim viti të ri akademik, kur dihet tanimë se ekonomia ka rënë ndjeshëm, papunësia është rritur e çmimet po ashtu?

A është njohur Ministria e Arsimit me udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, BB-së, OBSH-së, etj dhe a janë reflektuar këto udhëzime?

Cila është puna që ka bërë ministria dhe institucionet e saj të varësisë me mësuesit gjatë këtyre dy muajve për ti përgatituar për çdo situatë? Mbi të gjitha, a i ka dëgjuar ministria shqetësimet reale të mësuesve e prindërve mbi “mësimin online” që u zhvillua gjatë periudhës së karantinës?

A ka shtesa në buxhetin e arsimit për vitin e ri akademik?" shkruan Kejdi Mehmetaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit