PD djeg mandatet?! Si e komenton mazhoranca vendimin e Bashës (VIDEO)

Si e komenton mazhoranca vendimin e liderit demokrat Lulzim Basha për t'i propozuar grupit të tij parlamentar djegien e mandateve të deputetëve?!

 Musa Ulqini deputet i Partisë Socialiste thotë se mandatet janë të popullit dhe se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.

 "Edhe partia ime ka provuar forma jashtë parlamentit dhe asnjëherë nuk ka funksionuar. Mundësitë maksimale janë brenda parlamentit", u shpreh Ulqini pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, deputeti Arben Kamami thotë se edhe nësë digjen mandate e opozitës, nuk krijohet asnjë problem. "Mandatet do t'i pranojnë ata që vijnë pas tyre në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit 2017", u shpreh Kamami për mediat.

Pjerin Ndreu, deputet socialist, thotë se Kuvendi është funksional pasi ka mazhorancë.

"Parlamenti është i shumicës. Ne kemi mazhorancën dhe Kuvendi është funksional", u shpreh ai.

Edlira Bode, deputete e PS: Opozita të veprojë si të dojë, është vendim që i takon asaj

PS ka 74 mandatet e marra në Qershor 2017 dhe numrat e 3 ish-deputetëve të PDIU dhe një të PSD, që shkon në 78 mandate, të mjaftueshme formalisht për ecurinë e punimeve të Kuvendit. 

Ndërkohë në mbledhjen e grupit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ai ju drejtua deputetëve: Vijoni punën për zgjedhjet lokale pavarësisht se çfarë bën opozita

Dje lideri demokrat Basha tha se ka vendosur t'i kërkojë grupit të PD-së të djegin mandatet me planin e mëtejshëm sipas tij, për ta çuar vendin në qeveri tranzistore dhe zgjedhje të parakohshme. Një vendim që Basha e shpalli pas protestës së opozitës së bashkuar të shtunën para kryeministrisë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha nga Strasburgu: KiE votoi propozimi tim për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Basha nga Strasburgu: KiE votoi propozimi tim për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës