‘PD e la në harresë’, Gjiknuri flet për investimet në Vlorë: Edhe presidentit i 'foli shpirti' dhe i dha kredite punëve të bëra nga qeveria

Damian Gjiknuri

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ftuar në Report Tv foli edhe për investimet që ka bërë qeveria vitet e fundit në qytetin bregdetar.

Gjiknuri tha se PD në gjithë vitet e saj të qeverisjes nuk ka bërë asgjë për qytetin e Vlorës dhe e ka lënë në harresë, madje nuk kanë as guxim që të nxjerrin pamjet e sotme.

Më tej Gjiknuri shtoi se përjashtim ka bërë presidenti Ilir Meta, i cili ka publikuar disa pamje nga Lungo Mare, ku theksonte se ‘Vlora ështe e bukur edhe në kohë të keqe’, ku sipas Gjiknurit i ka dhënë kredite investimit të qeverisë.

‘PD kërkon të nxijë punën e qeverisë. PD nuk ka bërë asgjë për Vlorë dhe ka një bilanc tmerrësisht negativ në Vlorë. Vetëm rregullimin e një tuneli që bëri Sali Berisha të cilit i veshi një cipë betoni dhe ju vu një logo dhuratë nga PD për 100 vjetori. Vlora në ato vitë u nëpërkëmb u la në harrese. Unë nuk e di aq interesant është ky fakt sa kur nxjerrin edhe pamje të Vlorës këta demokratet nuk kanë as guximin që të vënë pamje të sotme.

Përjashtim bëri presidenti i Republikës si cili tha se ‘Vlora qenka e bukur edhe në kohë të keqe’, duke bërë një postim nga Lungo Mare dhe besoj i dha kredite atij investimi që është bërë në qytetin e Vlorë. Mbase pa dashje, mbase nje lapsus ose mbase i foli shpirti, por e rëndësishme është që qytetarët e panë se Vlora është e bukur edhe kur moti është i keq.

Dua të them që PD nuk ka bilanc në Vlorë, ka vetëm një tufë premtimesh. Problemi është çfarë punë konkrete është bërë për Vlorën. Pjesa e LSI-së po ka luajtur politikisht, në këtë rast presidenti, duke bllokuar projekte zhvillimore gjoja në emër të politikës përçarëse. Nuk ka lidhje rialokimi i fondeve nga Loti i fundit i rrugës së Lumit të Vlorës për ta kaluar në Rradhimë, aq më tepër me argumentat që nxjerr presidenti që gjoja kjo kredi nuk është negociuar, pasi kishim të bënim vetëm me një rialokim. Por ai thjeshtë do të vërë përballë dy krahina. Kjo është një luftë e dobët politike gjoja përçarëse, në vetvete nuk do të japë asgjë. Rruga Pehskpi-Selenicë do të bëhët, madje ka përfunduar projekti me të gjitha standardet bashkohore.

Por të hiqet bllokimi që po bën presidenca fillon shumë shpejt edhe projekti i dytë që ka të bëjë vazhdimin e shëtitores drejt infrastrukturës turistike drejt Radhimës dhe Orikumit. Këto dy projekte do të plotësojnë një premtim të bërë Partia Socialiste.’- tha Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

25 prilli/ Damian Gjiknuri në Report Tv: PS merr minimalisht 72 mandate, në Vlorë objektivi është 9! LSI po shthuret totalisht, funksionarët në drejtim të PS e PD


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë mënyrën se si do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?



×

Lajmi i fundit

John

COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër