PD: E vërteta e hidhur që fshihet pas hapjes së zyrës së EUROPOL-it në Tiranë

PD: E vërteta e hidhur që fshihet pas hapjes së zyrës së EUROPOL-it në Tiranë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike lidhur me hapjen e zyrs së EUROPOL në Tiranë. Ka qenë ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili tha se kjo zyrë nuk është një tregues për rritjen e bashkëpunimit, por pas saj qëndron një e vërtetë e hidhur. Strazimi shkruan se prania e zyrës së EUROPOL në Tiranë tregon se në vend krimi i organizuar ka arritur në nivele maksimale.

Reagimi i plotë

Me demek, meqenëse "D.E.A." amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi "integruar de facto në SHBA", madje për meritë të Saje qorrit, "të pandehurit" më të suksesshëm që keni patur?!

E vërteta është krejt e kundërta!

Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t'i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.

E vërteta është se:- prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.
* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufinjtë e vet.
* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që "menaxhojnë" organizatat kriminale në Evropë!
Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 11/07/2019 14:25

    O po loqke mbeti ky bakalaro koke meshinka

    Përgjigju
  • PALL REXHEP LEKA ( KEPI ): 11/07/2019 13:42

    O kok zbathi strazimir me kobure në brez po na del hapur kundra Amerikës se po ju dridhet toka nën këmb o kok zbath. Prit se ske pa gjë akoma ta ka thën Edi Rama o kok zbath. A të mbahet mënd te liqeni o fundërrin që rije me rovole e e dorzove si buracak o kok trumcak. Prit se do ju a kaliroi nonat Amerika. RROFT AMERIKA POSHT VEMJET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë