PD: Fakte të reja për abuzimin e Xhaçkës, datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS në Dibër

PD: Fakte të reja për abuzimin e Xhaçkës, datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS në Dibër

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi

Partia Demokratike nuk u ndahet akuzave në drejtim të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, të cilën e akuzon se ka shfrytëzuar helikopterin ushtarak për të shkuar në Dibër për fushatë elektorale.

Sërish sot, në një deklaratë për media, ish-deputetja Albana Vokshi publikoi një video, që sipas saj, jep fakte të reja mbi abuzimin e ministres Xhaçka. Sipas saj "datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS dhe koncertet në Dibër, ku ka marrë pjesë”. Këtë herë sipas PD, Xhaçka e ka përdorur helikopterin për të shkuar në një mbledhje partie.

Ndërkaq dje Akuzave të PD-së se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka udhëtuar 22 herë vetëm në 2 muaj në qarkun e Dibrës, Forca Ajrore i kanë hedhur poshtë duke thënë se Xhaçka në të gjithë vitin ka udhëtuar me helikopter vetëm 4 herë dhe në qarqet Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër. 

Deklaratë e PD, nga Albana Vokshi:

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vazhdon të keqpërdorë pushtetin për të mos dhënë llogari pse ka marrë helikopterin ushtarak për të shkuar në mbledhje partie në Dibër. Ajo është drejtuese politike e Partisë Socialiste për këtë qark dhe pothuajse çdo fundjavë, ka shkuar në takimet partiake me helikopterin ushtarak. Olta Xhaçka është përpjekur të fshehë të vërtetën, pa iu përgjigjur asnjëherë pyetjes shumë të thjeshtë: Përse ka shkuar me helikopter ushtarak në mbledhje partie? Ne kemi publikuar datat, kur drejtuesja politike e Edi Ramës në Dibër ka përdorur helikopterin për të bërë fushattë.

Përmes të tretëve, pa patur kurajo të ballafaqohet me faktet, Olta Xhaçka e ka mohuar këtë shpërdorim flagrant të detyrës dhe abuzimin me paratë publike. Vajtje-ardhjet e saj në Dibër, vetëm për 2 muaj, kushtojnë mbi 100 milionë lekë. Sot, po publikojmë fakte të tjera, që provojnë se Olta Xhaçka udhëtoi në Dibër me helikopter për punët e partisë. Përshembull, në 3 tetor, Olta Xhaçka ka shkuar më Dibër me helikopter. Nuk ka patur asnjë stërvitje ushtarake, asgjë që lidhet me funksionin e saj si Ministre e Mbrojtjes.

Llogaria në facebook e Kryetarit të Partisë Socialiste në Dibër e tregon Olta Xhaçkën më 3 tetor në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në këtë zonë. Janë edhe shumë raste të tjera. Në 10 tetor, një tjetër ditë, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste.

Kështu vazhdohet për çdo udhëtim me helikopter, takim me gratë socialiste, inspektime për tenderat e bashkive, madje helikopteri është përdorur për të shkuar në koncert me këngë e valle të zonës. Me të drejtë, qytetarët janë të revoltuar dhe kanë nisur të shprehin përbuzjen e ture në rrjetet sociale. Abuzimi me detyrën i Ministres së Mbrojtjes është flagrant, pasi ajo merr helikopterin për të shkuar në koncert, ndërsa njerëzit nuk kanë para të mbyllin muajin, blejnë blejnë ilaçe me lekë borxh, heqin fëmijët nga shkolla. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë se një qeveri që i tall, i vjedh dhe i ndëshkon. Qytetarët meritojnë një qeveri funksionale që punon për intereson e tyre, për hapjen e vendeve të punës dhe që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 02/12/2020 18:32

    Po mire moj hunderre, po kur ishte Jozi ne pushtet nga 365 dite te vitit ajo 186 dite i kalonte ne ajer ne avion. Per nje vit 400 nihe euro kosto e biletave plus 500000 euro hotele e ushqim pra 900 mije euro ne vit po per 8 vjet 7.2 milion euro vetem Jozi moj Vokshi gerdalla, po thuaje pra nje fjale dhe per Jozin se ka hyre ne librin Gines, nga 198 vende qe ka bota ajo ka vizituar 172 shtete ose i ka rene botes ma avion 13 here rreth e qark per 8 vjet. He pra o Voksh a u binde tani.

    Përgjigju
  • Nasi: 02/12/2020 18:13

    Hajdutja mbane fjalim per te luftuar korrupsionin: Në vitin 2007, qeveria Berisha i fali partnerit të ish deputetes së PD, Arian Tartari, vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, Ballsh-Hekal dhe Delvinë, sepse motra e saj punonte pranë tij. Ai nuk është inxhinier nafte, s’kishte as kompani dhe as eksperiencë apo kapital investues, por pasi mori dhuratën e çmuar nga qeveria, ai u lidh me inxhinierin grek, Sotirios Kapotas, dhe krijuan kompaninë “Stream Oil and Gas”, e cila u transferua menjëherë në Kanada. Pa bërë asnjë investim, i shfrytëzoi barbarisht deri në shterim këto vendburime për 10 vjet, nuk pagoi detyrimet kontraktorëve, Albpetrolit, dhe shtetit, por vetëm la pas ca borxhe dhe u largua duke i shitur ato, tek kompania amerikane “Transatlantik Petroleum Ltd”, sikur të ishte pronar i tyre.

    Përgjigju
  • Gruaja me fytyr burrrri: 02/12/2020 17:16

    Kjo thithlopa e partis demokratike kryehajdute po gërthet kapeni hajdutin kapeni kur Albana Vokshi është kryehajdute. Kjo gruaja me fytyr burri të shëmtuar është mir të futet në ring e të boj boks me gazmend ziun që ka zë gruaje. Se ktë e tha bashkëpuntori i tyre Mjeku Halim Kosova. Që Jar kapterri e Genc hunderri e ka heq nga partia demokratike se nuk ka shar ps. Pra kjo parti mban në gjirin e saj njerëz që vjedhin, shajn, gënjejn e kta jan të denj për ktë parti. Kto fakte kta po i tregojn vet. Çdo dit që kalon partia pd degjeneron. Me fakte s'ka njeri që të kundërshtoi. Ky është realitet 100%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë