PD harron dekriminalizimim, subjekti i OFL në listë për deputet në Berat

Partia Demokratike pa vizion, pa ekip, pa shpresë dhe pa frymë kërkon “frymëmarrje”, tek “subjektet” e drejtësisë. Rreth dy vjetë më parë, opozita shqiptare bëri aktin më të paprecedentë në historinë e politikës, dogji mandatet parlamentare me preteksin e lumin e akuzave për “kriminalizimin” e kundërshtarit politik, kundrejt të cilit humbi thellë zgjedhjet vendore në 2015-ën e ato të përgjithshme në 2017-ën. Preteksin e përdorur për braktisjen e parlamentit, dy vjetë më pas Partia Demokratike e gjen si shpëtimin për ta rikthyer në parlament si fitues. Në listat e publikuara nga portalet vendase, edhe si propozim i strukturave lokale, si kandidat i selisë blu për deputet spikat mbiemri Mahmutaj.

Jo pak i njohur, jo vetëm për qarkun e Beratit ku e kanë nominuar, por përtej tij. Mahmutaj është mbiemër i njohur edhe i drejtësisë italiane. Veprimtaria e gjatë bëri antiligjor që vetëm pak muaj më parë, të ishte ndër subjektet e parë të strukturës së drejtësisë së re, OFL. Nuk është e qartë nëse vetë, Kasem Mahmutaj do të pranojë të jetë kandidat në zgjedhje të përgjithshme, sa kohë ende mbiemri i tij është subjekt i Forcës së Ligjit.

Por, pavarësisht vendimit personal, dukshëm kjo ofertë e Partisë Demokratike për njerëz që janë subjekte të drejtësisë, dëshmon së paku farsën me betejën e dekriminalizimit, e së shumti dëshpërpërimin për betejën e prillit./Lexo.al

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento

Komente

  • Tori: 08/03/2021 04:55

    Si rregull ne kete faqe lartesohet partia dhe demaskohet armiku i popullit. Pra bjerini armikut, asnje te krimimalizuar mos i lini. Kot per muabet, pysni nje here Shametin ne ka pire e ngrene me Mahmutajn kriminel, Gazin. Ai i di mire keto pune

    Përgjigju
  • O tej: 07/03/2021 21:14

    Po a ka me te inkriminuar se Berisha e Basha?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Lufta kundër COVID-19, gjysma e të rriturve në SHBA, të vaksinuar kundër koronavirusit